Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, nga protesta e 26-të para Bashkisë së Tiranës hodhi akuza kundër Carlo Bollino-s.
"Me një ndërkombëtar po merrem. Ai quhet Carlo Bollino, po ndërkombëtar që nuk e di është italian apo tirans i vjetër? Ai ka dalë pronar i 4 mijë metrave katrorë truall në mes të Tiranës te familja Begeja. I njëjti Carlo që nga mëngjesi në darkë godet familjen Begeja dhe Jamarbër Malltezin pse ka marrë 400 metra katrorë truall që i takonin familjes së tij”, tha Këlliçi.
Kujtojmë se Carlo Bollino është paguar miliona lekë nga njerëzit e aferës të inceneratorëve.
Ai kritikoi edhe SPAK-un, duke thënë se po mbahet peng nga Erjon Veliaj. Sipas Këlliçit, dosja me të cilën kërcënohen hetuesit është ajo për të cilën u arrestua edhe kreu i prokurorisë së Vlorës, pak javë më parë.
“A mos vallë ju prokurorë të SPAK-ut ju mban peng Erjon Veliaj me dosjen e prokurorit të Vlorës me përgjimet që janë në dosjen e prokurorit të Vlorës? Mos keni dhënë vendim gjykate që të mos publikohet kjo dosje? Se në atë dosje dalin emra gjyqtarësh, prokurorësh, ministrash, ish-ministrash të përfshirë në trafik droge, krim të organizuar e korrupsion. Klodian Braho nuk e sheh që '5D' është shtabi elektoral i Veliajt dhe as porositë që i lë Gjykata e Apelit të Posaçëm ku rezulton një foto e Veliajt me administratorin e '5D' Nestor Muhametllari me dy drejtorë të tjerë bashkish duke inspektuar punimet e hotelit në Durrës", shtoi Këlliçi.