Malltezi bën publike dokumentet: SPAK, i nënshtruar politikisht! Firmën e Ramës ia kalon Berishës

Saturday, 21 September 2024 19:26
 

Jamarbër Malltezi, në një postim që ka bërë në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë publike dokumente të tjera, të cilët demaskojnë hetimet selektive dhe me urdhër politik që SPAK-u i Edi Ramës ka bërë në dosje 'Partizani'.

Malltezi, nëpërmjet videos, ka shpjeguar manipulimin në dosje nga ana e SPAK për vendimin e ndryshimit të destinacionit të pronës. Ai ka akuzuar SPAK për nënshtrim politik.

Pjesa nga video:

Sipas prokurorëve të SPAK, kemi disa kontrata të firmosura nga familja Bektashi me familjet e pronarëve të tokave, ku zoti Bektashi merr përsipër ndërrimin e destinacionit. Gjë e cila, sipas SPAK-ut, ka ndodhur në shkurt të vitit 2013 nga Këshilli Kombëtar i Territorit i kryesuar nga Sali Berisha.

Mirëpo SPAK-u qëllimisht nuk flet që ky ndërrim destinacioni në fakt është bërë nga Edi Rama më 27.12, 2008 përmes KKRT, me numër 238, e firmosur nga Edi Rama dhe të paktën 10 drejtorë të Edi Ramës, përfshi Agolli, Qato...

Atëherë ç’e shtyu SPAK-un të gënjente dhe t'ia linte Sali Berishës diçka 6 vite më pas, përveçse nënshtrimit politik?!

 
 
Login to post comments