Mbyllen hetimet për Jorgo Goron, SPAK shpëton Artan Gaçin dhe Olta Xhaçkën

Diel, 22 September 2024 22:38
 

Prokuroria e Posatshme ka mbyllur hetimet për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro duke e çuar atë të pandehur por ka aministruar bashkëshortin e Olta Xhacckës, Artan Gaçi. Goro akuzohet nga SPAK se ka falsifikuar dokumentet dhe planin e rilevimit të tokës, mbi të cilën Artan Gaçi mori lejen e investitorit strategjik. Megjithëse ka sekuestruar tokën, e cila u përfitua me dokumente të falsifikuara SPAK nuk ka bërë asnjë veprim për të ndalur investimin e Artan Gaçit, i cili vazhdon mbi këtë pronë. Jorgo Goro akuzohet nga organi akuzës për ‘Shpërdorim Detyre’ dhe ‘Mosdeklarim të ardhurash’.

SPAK përfshihet sërish në skandal me mbylljen e hetimeve për grabitjen e tokave në Himarë, duke marrë të pandehur ish-kryebashkiakun Jorgo Goro që favorizoi Olta Xhaçkën dhe Artan Gaçin, por amnistoi këta të fundit që ishin përfituesit e pronës së grabitur ku sot po vijon ndërtimi i resortit luksoz në një prej zonave më të lakmuara të bregdetit. Vetë SPAK konfirmon se e gjithë leja e ndërtimit për resortin e Artan Gaçit dhe Olta Xhaçkës është bazuar në grabitjen e pronës nëpërmjet falsifikimit, por nuk ka ndërmarrë asnjë veprim kundër përfituesve të kësaj afere korruptive. 

Nga hetimi penal rezultoi plotësisht i provuar fakti se të pandehurit, në bashkëpunim kanë konfirmuar një plan rilevimi me një vendndodhje gjeografike të pasurisë Nr. 36/341, krejtësisht të ndryshme nga ajo që i korrespondon dokumentacionit pronësor. Madje kësaj pasurie, të pandehurit i kanë dhënë një numër të ri (36/35) të pabazuar në asnjë të dhënë fakti dhe krejtësisht në kapërcim të kompetencave që u njeh ligji. Ky plan rilevimi i konfirmuar nga të bashkëpandehurit ka shërbyer për të gjithë procedurën e zhvillimit të pronës deri në  lëshimin e Lejes së Ndërtimit në emër të shoqërisë “AG.TÇ” sh.p.k.

SPAK ka gjetur se resorti po ndërtohet mbi pronë të grabitur, por mbetet enigmë se si është justifikuar mosrikthimi i pronës qytetarëve, ku SPAK thotë se ka vendosur sekuestro vetëm mbi pronën shtetërore të grabitur, por edhe mbi këtë pronë sot Artan Gaçi vijon ndërtimin.

Sipas SPAK, Jorgo Goro akuzohet për ‘Shpërdorim detyre’ kryer dy herë dhe ‘Refuzim për deklarim’, ‘Fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të pesonave të zgjedhur. Akuza tjetër e SPAK për Jorgo Goron vjen pasi sipas organit të akuzës ai nuk ka deklaruar një apartament prej 81 metrash në Tiranë.

SPAK e argumenton me dy episode përgjegjësinë e Jorgo Goros. Në episidon e parë thotë SPAK, Jorgo Goro dhe Jerasimo Bashi kanë dërguar në hipotekën e Vlorës dokumente të falsifikuara për pronën në të cilën Artan Gaçi mori lejen si investitor strategjik. Dhe episodi i dytë, Jorgo Goro dhe Jerasimo Bashi kanë dërguar një plan rilevimi me një vendndodhje komplet të ndryshme nga ajo që përmbanin dokumetat që i kishin dërguar hipotekës së Vlorës për regjistrim. Madje pronës mbi të cilën Artan Gaçi ka marrë lejen si investitor strategjik i kanë vënë një numër të ri. Ky plan rilevimi sipas organit të akuzës ka shërbyer për marrjen e lejes së ndërtimit.

Po enigma mbetet si e përfitoi Artan Gaçi këtë pronë. Stavri Mhilli tashmë i marrë pandehur ka bërë një kërkesë në Bashkinë e Himarës, ku sipas tij këtë sipërfaqe toke e ka përfituar në bazë të ligjit 7501, duke paraqitur disa vendime ATMP-sh. Kërkesa e Mhillit është marrë në shqyrtim shpejt nga Bashkia e Himarës megjithëse prona kishte mbivendosje. Po ashtu nga hetimet ka rezultuar se Artan Gaçi një pjesë të parave për blerjen e tokës ja ka dhënë Stavri Mhillit para regjistrimit të pronës, duke ngritur dyshime se Mhilli ka shërbyer thjesht si fasadë dhe përfituesi real i tokës është Artan Gaçi. Pasi prona është regjistruar, Stavri Mhilli ja ka shitur pronën Artan Gaçit më një çmim shumë më të ulët e çmimi i tregut, duke ngritur dhe këtu dyshime se ka qenë pikërisht Artan Gaçi ai që ka bërë të mundur lëvizjen e institucioneve shtetërore me shpejtësi për regjistrimin e kësaj prone. Por SPAK, nuk I ka dhënë përgjigje asnjë prej këtyre dyshimeve, duke mbyllur hetimet me çuarjen për gjykim të Goros dhe zyrtarëve të nivelit të dytë, duke i hapur rrugën përfundimit të resortit nga strategjiku Artan Gaçi dhe Olta Xhaçka, për të cilën kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca socisaliste, nuk hezituan as të shkelnin Kushtetutën.

Login to post comments