Gjekmarkaj takon senatorin italian: E njoftova për arrestimin e kreut të opozitës shqiptare...

Hënë, 23 September 2024 17:22
 

Nën Kryetari i Kuvendit dhe i PD, Agron Gjekmarjaj ka takuar gjatë ditës së sotme Giulio Terzi di Sant'Agata, Senator, President i komisionit të politikave të Bashkimit Europian në Senatin e Republikes Italiane, një figurë themelore e politikes së jashtme italiane, ish minister i jashtem në qeverinë Monti, ish ambasador i Italisë në SHBA e Izrael një mik i popullit shqiptar!

Sipas njoftimit të publikuar Gjekmarkaj e ka njohur mikun e shquar me situatën në të cilën ndodhet opozita shqiptare pas arrestimit të Kryetarit  të saj, ish Presidentit dhe ish Kryeministrit Sali Berisha , Liderit të revolucionit demokratik 1990.

Mesazhi:

Sot pata kenaqësinë të pres z. Giulio Terzi di Sant'Agata, Senator, President i komisionit të politikave të Bashkimit Europian në Senatin e Republikes Italiane, një figurë themelore e politikes së jashtme italiane, ish minister i jashtem në qeverinë Monti, ish ambasador i Italisë në SHBA e Izrael një mik i popullit shqiptar! I shpreha konsideratën më të lartë dhe mirënjohjen e thellë për ndihmën ndaj Shqipërisë përgjatë sfidave të historisë duke i cekur ato si dhe për atë dhënë në bashkëkohësi në procesin e integrimit, në plan politik, ekonomik e kulturor, me arbëreshët e hershem dhe imigrantët e vonë tashmë në përmbyllje të procesit të integrimit të tyre atje,duke e konsideruar fat të qënit përballë njëri tjetrit gjeografikisht.

Po ashtu i shpreha personalitetit të shquar gjithë shqetësimin tim për atë çka ndodh me opozitën në Shqipëri, arrestimin e Kryetarit  të saj, ish Presidentit dhe ish Kryeministrit Sali Berisha , Liderit të revolucionit demokratik 1990  kohe kjo që e shndërroi atë në një Les Valesë shqiptar. Po ashtu i shpjegova se në të njëjtën pozite janë shefat e tjerë të opozitës , deputet të saj (rasti Salianji) me prangat mbi kokë pikërisht në vitin elektoral duke hedhur dyshime dhe kompromentuar rëndë atë! Një shtet mik, një demokraci si ajo italiane duhet të jetë e informuar për këtë që ndodh këtu!

Agron Gjekmarkaj

Nën Kryetar i Kuvendit të Republikës

Login to post comments