Prokuroria e Posaçme ka shtuar akuzën e pastrimit të parave për drejtorët e Bashkisë së Tiranës të arrestuar në kuadër të dosjes 5d Redi Molla e Mariglen Qato.
Për Taulant Tushën GJKKO miratoi kërkesën e SPAK për zgjatjen me 3 muaj të afateve hetimore.
Dy ish drejtorëve të Bashkisë Tiranë iu shtohet një tjetër akuzë nga Prokuroria e Posaçme. Prokurori i çështjes Klodian Braho i shtoi akuzën “pastrim parash” Redi Mollës si dhe Mariglen Qatos.
Komunikimi i akuzës tjetër iu bë e njohur atyre dhe avokatëve në seancën e kësaj të hënë e cila u zhvillua në orën 10.00.
Ndërsa për Taulant Tushen u kërkua zgjatja e afatit hetimor me tre muaj, kërkesa e cila u pranua nga gjykata.
Në 2 korrik të këtij viti, SPAK i komunikoi akuzat për “Korrupsion pasiv” dhe “mosdeklarim të pasurisë” Mollës dhe Qatos, ndërsa Tushes i komunikoi akuzën “shkelje e barazisë në tendera”.
3 drejtorët e Erion Veliajt u arrestuan në muajin mars të këtij viti teksa u lanë në masën “arrest në burg”, ndërkohë pesë persona të tjerë në masën “detyrim paraqitje”, konkretisht
SPAK thotë se Qato dhe Molla janë pronarë de facto të kompanisë “5D”, e cila sipas hetimeve, ka rezultuar fituese në disa tendera pranë bashkisë.
Bëhet fjalë për 11 procedura tenderimi në harkun kohorë të 6 viteve, nga 2016 deri në 2022.
Kompania që njihet edhe me dy emra të ndryshëm “Igor Electric” dhe “Vas construcion” ishte përfshirë në dhjetra prokurime publike ku me dyshimet e favorizimit nga vetë drejtorët bashkiakë, fituan tendera me vlerë miliona euro.
Me akuzën e re Mollës dhe Qatos i zgjatet afati hetimor edhe një vit, ndërsa Tushes i përfundon pas tre muajsh.