Shqipëria mobokraci’/ Berisha: Para 35 vitesh bëra gjithçka kundër regjimit! Sot u bë gjithçka të zhduket opozita

Hënë, 23 September 2024 20:02
 

Lider i opozitës, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se e ka shndërruar Shqipërinë në monokraci, një diktaturë bandash.

Gjatë fjalës së tij para anëtarëve të FRPD, Berisha u kthye pas në kohë duke u kujtuar  të rinjve dhe të rejave, se para 35 vitesh vendosi të bëjë gjithçka kundër regjimit komunist, pasi ai nuk duhet të të konformohej me të keqen.

 

‘Pas 34 vitesh, dy vite ose vitet e fundit u bë gjithçka të shumëzohet me zero opozita, të zhduket opozita, të kontrollohet opozita. Mirëpo, miqtë e mi ekziston një komb i lirë është vetëm kur ky komb është sovran dhe jo vetëm nga pushtuesit e jashtëm, por edhe nga ata që i pushtojnë lirinë brenda’, u shpreh Berisha.

Berisha: Është e pamundur, sepse ka ndodhur diçka e tmerrshme me Shqipërinë. Në Shqipëri këto vite ai që quhet shtet ligjor, që përbën një garanci për të gjithë qytetarët dhe veprimtarinë e tyre është zëvendësuar me narko-shtetin, me pushtimin, me fuqinë e drogës, fuqinë e krimit.

25 vite më parë lexoja një studiues shumë të njohur, i cili sot nuk është më. Historian, sociolog, Samuel Hamtington. Dhe ai libri i tij për diktaturat kur e lexoja më bënte përshtypje në një aspekt, sepse ky dijetar i shquar pasi klasifikonte diktaturat naziste, komuniste, teokratike, e katërta mobokracia, apo diktatura e bandave.

Hamtington, njeri me dije shumë të thella në këtë fushë. Vlerësonte më të keqen e të gjitha diktaturave, diktaturën e bandave, narkodiktaturat.

Për t’ua ilustruar do t’ju jap një shembull personal.

34 vite më parë, ose 35 vendos të bëj gjithçka kundra regjimit. Të bëj gjithçka me penë, unë isha njeri i kësaj fushe.

Vendos në mënyrë absolute kurrë për pushtet, por vetëm për të bërë atë që nuk kisha bërë. Isha konformuar me regjimin dhe nuk duhet të konformohesha me të keqen. Duhet të dilja në ballë të së keqes, pavarësisht nga çmimi që ajo kërkonte.

Ajo diktaturë kishte një historik tmerrësisht dramatik, tmerrësisht çnjerëzor, luftën e klasave në të cilën ishin ekzekutuar me mijëra e mijëra. Burgjet, kampet e përqendrimit në të cilat ishin dergjur dhjetëra e mijëra shqiptarë. Pse?

Vetëm për fjalën e lirë, për besimin tek Zoti, për besimin tek Shqipëria.

Dhe ndodhi që gjatë asaj periudhe, sigurisht beteja me regjimin nuk ishte e lehtë. Edhe ai regjim kishte një drejtësi që kontrollonte plotësisht, por lëvizja studentore, apo rinia studentore hyri në skenën politike, u përball me ditkaturën dhe e gjunjëzoi atë.

Ata drejtues të atij regjimi, disa prej të cilëve duhet t’i kishin gjer në bërryla me gjak, kishin vendosur ekzekutim me varje, njëri prej të cilëve ishte i ati i Edi Ramës. Përsëri pas themelimit të opozitës bënë gjithçka të mbanin pushtetin por jo të asgjësonin me çdo kusht opozitën.

Pas 34 vitesh, dy vite ose vitet e fundit u bë gjithçka të shumëzohet me zero opozita, të zhduket opozita, të kontrollohet opozita.

Mirëpo, miqtë e mi ekziston një komb i lirë është vetëm kur ky komb është sovran dhe jo vetëm nga pushtuesit e jashtëm, por edhe nga ata që i pushtojnë lirinë brenda.

Login to post comments