Gazeta amerikane: Pse shoku miliarder i Tim Walz, Alex Soros e dashuron narkoshtetin e Edi Ramës?

E Enjte, 26 September 2024 14:29
 

Nga John R. Schindler, Washington Examiner

Takimi i shumëkomentuar i së martës midis Alex Soros dhe guvernatorit Tim Walz meriton vëmendje. Filantropi 38-vjeçar i majtë është një nga lojtarët më të rëndësishëm në politikën amerikane dhe më gjerë. Kjo, falë pasurisë së tij prej 25 miliardë dollarësh, të cilën babai i tij i famshëm, George Soros, ia dorëzoi atij për të menaxhuar në përparimin e kryqëzatës globale të krahut të majtë të familjes.

Të quash Alex Soros si zotin e errët të parave të errëta të krahut të majtë nuk është ekzagjerim. Ai është i përfshirë në elitën demokrate, duke pasur parasysh më shumë se dy duzina vizitat e tij në Shtëpinë e Bardhë të Biden, plus angazhimin e tij të fundit me Huma Abedin, e cila ishte në fakti punonjësja e gjithanshme e Hillary Clinton. 

Alex Soros ishte ndër emrat e parë të mëdhenj që mbështeti Zëvendës Presidenten Kamala Harris kur fushata e Presidentit Joe Biden shpërtheu në kaos dhe ai bëri një foto me Walz në Konventën Kombëtare Demokratike në Çikago muajin e kaluar, ku oligarku i krahut të majtë e shpalli veten si “Walzpilled!” Sidoqoftë, takimi i së martës në rezidencën e investitorit në Nju Jork, kur Ëalz u shfaq i nënshtruar ndaj bamirësit të tij, tërhoqi vëmendjen.

Analistët republikanë reaguan shumë shpejt me përbuzje kur panë se si Ëalz, i ashtuquajtur si "njeriu i popullit", iu përul pasardhësve të dinastisë Soros.

Paraqitja e Ëalz-it me ‘pinjollin nepotik’ nuk ishte saktësisht në përputhje me mënyrën se si ai dhe Harris e portretizojnë veten para votuesve si ‘klasë e mesme.

Megjithatë, duke i dhënë Alex Soros çfarëdo që ai dëshiron, në këmbim të parave dhe publicitetit të tij, është pikërisht ajo që votuesit duhet të presin që një presidencë Harris-Walz të bëjë nëse dyshja marrin detyrën më 20 janar.

Kjo ka implikime përtej politikës së brendshme dhe pagesave të  zakonshme nga donatorët e mëdhenj të krahut të majtë, të cilët kanë qëndruar pas presidencave demokratike për dekada. Edhe pse pothuajse askush në media nuk është munduar të vërë re, Alex Soros ka lidhje shqetësuese jashtë vendit, të cilat meritojnë shqyrtim.

Për arsye që janë të vështira për t'u deshifruar, Alex Soros demonstron një shkallë të lartë interesi për Shqipërinë, një vend i varfër ballkanik me më pak se 3 milionë banorë që nuk renditet në ekonominë globale përveç krimit. Thënë këtë, Alex Soros kalon shumë kohë në Shqipëri, duke u shoqëruar me kryeministrin e saj për një kohë të gjatë, Edi Rama.

Që nga viti 2012, Rama e ka drejtuar Shqipërinë si feudin e tij personal, ndërkohë që e ka kthyer vendin në një gropë autoritare korrupsioni, siç e pranojnë me zell edhe organet e të drejtave të njeriut që nuk janë kritike të së majtës. Në kohën e Ramës, armiqtë e socialistëve janë shtypur, heshtur dhe arrestuar. Nëse doni të mësoni se si të përdorni ligjin për të izoluar rivalët politikë nën maskën e “luftës ndaj korrupsionit", Shqipëria e Ramës është udhërrëfyesi juaj.

Ajo që është edhe më e keqja, është se mandati i Ramës ka dëshmuar se vendi i tij i vogël është bërë qendra e Evropës për tregtinë e paligjshme të drogës. Siç u shpreh kohët e fundit një revistë kryesore gjermane e lajmeve, që vështirë se është e djathtë, Rama "e ka transformuar Shqipërinë në një narko-shtet autokratik".

Siç kam raportuar, Shqipëria e Ramës është bërë e domosdoshme për tregtinë globale të drogave të paligjshme, veçanërisht kokainës, duke destabilizuar vendet në disa kontinente. Administrata e Biden-it zotëron një tolerancë të çuditshme për narkoshtetin e Ramës në Evropë, duke këmbëngulur se Shqipëria Socialiste po lufton krimin, kur është e kundërta. Edhe përfshirja e Ramës në korruptimin e turpshëm të ish-agjentit special të FBI-së, Charles McGonigal, një nga skandalet më të këqija në historinë e byrosë, nuk bëri asgjë për të dëmtuar reputacionin e Ramës në administratën Biden-Harris.

Vlen të pyesësh nëse miqësia e Alex Soros me Ramën ka të bëjë me këtë butësi të pashpjegueshme në Uashington. Të thuash se miliarderi është i fiksuar me liderin socialist, është e butë. Alex Soros shfaqet në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë duke postuar rregullisht foto të çuditshme të momenteve ‘vëllazërore’ me Ramën. Ai e quan publikisht Ramën "vëllai im në Tiranë" dhe "vëllai im nga një nënë tjetër".

Meqenëse nuk ka shumë gjëra ligjore për të investuar atje, dhe me sa duket, ata nuk diskutojnë vetëm për basketbollin, prandaj është e rëndësishme të dihet pse Alex Soros e konsideron Tiranën si shtëpinë e tij të dytë. Lidhja e tij e thellë me Ramën është e vështirë të shpjegohet.

Nëse presidenca e Harris-Walz planifikon të lejojë Alex Soros të diktojë politikën në Shtëpinë e Bardhë, republikanët duhet të pyesin shumë shpejt pse filantropi i majtë e konsideron Shqipërinë e Ramës, përkufizimin e një kleptokracie autoritare socialiste, një model kaq të mirë për t'u imituar.

Sepse, nëse kjo është ajo që demokratët kanë rezervuar për Amerikën, votuesit kanë të drejtë ta dinë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...