Kallëzimi penal i bërë nga Argita dhe Jamarbër Malltezi ndaj Krajës, Millonait, Olldashit dhe Irenës me 3 mbiemra

Premte, 27 September 2024 12:49
 

SYRI ka siguruar kallëzimet penale të bëra nga Argita dhe Jamarbër Malltezi për prokurorët dhe gjykatësit e strukturës së posaçme.

Konkretisht, në padinë e parë, Argita Malltezi kërkon ndjekjen penale për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, “Kryerja e veprimeve arbitrare”, “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme” kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 248, 250, 251 dhe 25 i Kodit Penal të shtetasve:

-Enkeleda Millona, prokurore në Prokurorinë e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë. 

-Arben Kraja, prokuror në Prokurorinë e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë.

-Irena Gjoka, gjyqtare në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

-Ilirjana Olldashi, gjyqtare në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Argita Malltezi e ka depozituar padinë pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Padia është depozituar nga ajo, si vajza e kreut të opozitës shqiptare, i cili aktualisht është i pandehur nga Prokuroria e Posaçme.

Ndërkohë padia e dytë është depozituar pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë nga Jamërbër Malltezi.

Ai kërkon ndjekjen penale për veprën penale “Fillimi i paligjshëm i ndjekjes penale” parashikuar nga neni 313 i K.Penal, “Falsifikimi i dokumenteve” i parashikuar nga neni 186/3 I K.Penal, të kryera në bashkëpunim, sipas nenit 25 të Kodit Penal, të shtetasve:

-Enkeleda Millona, prokurore në Prokurorinë e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

-Arben Kraja, prokuror në Prokurorinë e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

LEXONI ME POSHTE PADITE E PLOTA

Shkarko dokumentin

Shkarko dokumentin

Login to post comments