Kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi ka dalë në një konferencë shtypi pas mbledhjes në selinë e PD.
Gzment Bardhi: Në përfundim të mbledhjes ë GP të PD, duet ë ndaj me ju qëndrimin e Grupit Parlamentar lidhur me vendimin e djeshëm politik të urdhëruar drejtpërdrejt nga Edi Rama në seancën plenare të datës 12 shtator 2024 dhe të shkruar dhe të shpallur ditën e djeshme nga një trupë gjyqësore e Gjykatës ë Apelit të juridiksionit të përgjithshëm.
Për ne vendimi i djeshëm gjyqësor nuk është as më shumë as me pak por një akt i mirëfilltë politik, hakmarrje e grupeve kriminale ndaj një deputeti të opozitës që ka patur guximin ti drejtojë gishtin lidhjeve të krimit të organizuar mes pushtetit të kriminalizuar të Edi Ramës.
Ervin Salinaji është dënuar nga Gjykata, sepse i vëllai i ministrit të brendshëm të Edi Ramës Geront Xhafa që shëtiste i lirë edhe pse ishte i dënuar me një vendim gjyqësor të formës së prerë për trafik ndërkombëtar narkotikësh shkoi në burg. Dhe hakmarrja politike e kthyer në vendime gjykatash i jep me së shumti dhe me së miri atë që ne e kemi thënë prej kohësh. Që tashmë në Shqipëri edhe pse ne jemi një vend anëtar i NATO-s, edhe pse jemi vend kandidat për në BE nuk ka shtete ligjor, nuk ka demokraci....