Ministrja e jashtme e Kosovës Donika Gërvalla ka komentuar gjatë një takimi me perfaqësues të shoqatave dhe organizatave shqiptare që veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qëndrimin e kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama dhe deklaratat e tij për Kosovën në OKB.
“Rama, tha Gërvalla, nuk e ka shpenzuar asnjë sekondë për ta informuar bashksinë ndërkombëtare si i vetmi kryeministër shqiptar që ka marrë fjalën në OKB, se cili është rreziku që Serbia paraqet edhe për Kosovën por edhe për pjesën tjetër të rajonit tonë”.
“Dhe si shqiptarë që synojmë një bashkëpunim mes veti duhet ta ngremë kritikën edhe atëherë kur ajo është e nevojshme dhe kur mendojmë se Shqipëria mund të jetë më aktive, pa inate, pa ofendime dhe pa shprehje të papërshtatshme por gjithmonë ti bëjmë ashtu siç edhe ne jemi të hapur për kritika”....