Nënrkyetari i PD, Agron Gjekmarkaj ka folur për mediat pas protestës së zhvilluar në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku deputetët demokratë dogjën karriget e tyre në shenjë simbolike, pas burgosjes politike të nënkryetarit të grupit demokrat, Ervin Salianjit.
Gjekmarkaj u shpreh se partia Demokratike nuk do të dorëzohet dhe nuk do pranohet kurrsesi plani ogurzi i shpërbërjes së opozitës, që ka filluar me arrestimin e Sali Berishës, me arrestimin e Ervin Salianjit
Ne nuk jemi të gatshëm të dorëzojmë liritë që kemi fituar në dhjetor të vitit 1990, nuk jemi të gatshëm të dorëzojmë pluralizmin, ne nuk e pranojmë planin ogurzi për shpërbërjen e opozitës, që ka filluar me arrestimin e Sali Berishës, me arrestimin e Ervin Salianjit nga Fatmir Xhafa dhe gjykata e tij personale, pasi ai i bëri një shërbim publik Shqipërisë duke denoncuar narkotrafikun.
Ne nuk jemi të gatshëm të bëjmë asnjë koncesion përsa i përket standardeve që kemi fituar në 34 vite, ndaj shqiptarët, ditën e hënë në datën 7, ora 18:00 duhet të jenë në rrugët e Tiranës të mbrojnë pluralizmin, demokracinë dhe opozitën e cila është nën agresion për tu zhbërë dhe shkatërruar, në mënyrë që në Shqipëri të ketë vetëm person dhe një qeveri.