Rama-Alabar grumbullojnë miliona euro nga 'shitjet' në ajër të apartamenteve në portin e grabitur, shqiptarët do paguajnë 1-mld nga xhepi për...

Hënë, 30 September 2024 18:52
 

Afera e Portit të Durrësit është një ndër aferat e shumta korruptive të qeverisë Rama. Por ajo që e bën më të rëndë këtë aferë është se përveçse porti mijëravjeçar iu fal Al-Abarit në ortakëri me Edi Ramën, shqiptarët do të paguajnë nga xhepi tyre rreth 1-miliardë euro për ndërtimin e portit të ri.

Një skemë tipike mafioze grabitjeje, ku grabitet prona e qytetarëve për t’iu dhënë një ‘ortaku’ të kryministrit, i cili ndan fitimet me të dhe qytetarët e varfër paguaj sërish për port të ri 1 miliardë euro. 

Nga bilancet zyrtare të biznesit, rezulton se biznesmeni arab Muhamed Alabbar, i cili po ndërton resortin turistik në portin e Durrësit, nuk do të ketë nevojë fare të shpenzojë paratë e veta apo të marrë kredi në banka për të financuar projektin 2 miliardë eurosh. 

Të dhënat tregojnë se vitin e kaluar kompania arkëtoi 21 milionë euro nga parapagimet e klientëve, të cilët rezervojnë apartamente në resort.

Image

Kompania Durrës-Marina ka nisur shitjen e apartamenteve në ajër, ende pa filluar ndërtimi, menjëherë pas miratimit të marrëveshjes me qeverinë shqiptare, që i dha asaj të drejtën të ndërtojë 13 mijë apartamente mbi tokën e falur shtetërore në Portin e Durrësit. Kjo kompani i shet apartamentet sipas një marrëveshje standard dhe një plani gradual pagese prej 7 këstesh.

Plani i pagesës

Fillimisht qytetarët që duan të blejnë apartament në këtë resort duhet të paguajnë 1200 euro si tarifë rezervimi për apartamentin dhe 500 euro për rezervim parkimi.

Më pas, palët nënshkruajnë një marrëveshje paraprake shitje. Brenda 5 ditësh nga nënshkrimi i kësaj marrëveshje, klienti paguan 20 për qind të çmimit të blerjes.

Me marrjen e lejes së ndërtimit nga kompania për objektin ku është rezervuar apartamenti, klienti paguan 10 për qind të tjera brenda 3 muajve nga data e lejes dhe po 10 për qind të tjera brenda 6 muajve.

Ndërsa 60 për qindëshi i mbetur shlyhet më katër këste ku; 15 për qind menjëherë me përfundimin e karabinasë, 20 për qind pas vendosjes së xhamave, 20 për qind me përfundimin e fasadës dhe 5 për qind kur merret hipoteka.

Durrës Marina ka organizuar disa ankande për shitjen e apartamenteve dhe njësive në zonën e projektit. Deri në fund të vitit të kaluar shoqëria kishte marrë lejen e ndërtimit për tre godinat e para.

Projekti

Durrës Marina është një kompani e cila zotërohet nga dy aksionerë. Kompania Eagle Hills e biznesmenit araba Alabbar zotëron 67 për qind të aksioneve, ndërsa 33 për qind zotërohen nga qeveria shqiptare.

Projekti i Durrës Marina parashikon ndërtimin e një kompleksi rezidencial dhe tregtare dhe të një porti turistik jahtesh. Projekti parashikohet të ketë një vlerë prej rreth dy miliardë eurosh.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...