Gazetari gjerman: Nëse Rama na kërcënon ne, atëherë çfarë ndodh me gazetarët në Shqipëri?

E mërkurë, 02 October 2024 12:15
 

Gazetari i njohur Michael Martens ishte i ftuar në një lidhje të drejtëpërdrejtë në 'A Show', nga ku u shpreh se veprimin e kryeministrit Rama e konsideron si një mungesë kontrolli të impulseve personale dhe si diçka aspak profesionale.

Gazetari i Frankfurter Allgemeinen Zeitung, ngriti gjithashtu pyetjen se nëse Rama e bën këtë me gazetarët ndërkombëtarë atëherë çfarë ndodh me gazetarët në Shqipëri?

KRASTA:Një reagim apo telefonate e drejtpërdrejtë ose jo ndodh në perëndim por në këtë rast çfarë e bën histori interesante dhe pse justifikohet ky reagim profesional i gazetarëve. Çfarë ka këtu për tu mërzitur apo nervozuar nëse kryeministri merr në telefon?

Unë nuk di shumë raste në perëndim kur një kryetar qeverie të marrë në telefon personalisht gazetarët dhe tu thotë si ti redaktojnë historitë e tyre, mua personalisht nuk më ka ndodhur kurrë.

E konsideroj një mungesë kontrolli të impulseve tua personale dhe ne sigurisht zemërohemi dhe duam që të telefonojmë dikë dhe ti tregojmë arsyet përse jemi të zemëruar me ta por zakonisht nuk e bëjmë sepse nuk është diçka shumë profesionale, sidomos për një kryetar qeverie dhe kjo pikërisht tregon një mungesë kontrolli të impulseve.

KRASTA: Reagimi i Mathieu von Rohr, dhe reagimi i personave që kanë ndjerë ndikimin e pushtetit edhe në Shqipërinë e vogël, reagimi i tyre është i tanishëm por komunikimi mes tyre dhe institucioneve të tyre me kryeministrin është i hershëm, pse mendoni se ju keni reaguar pothuajse një zë pikërisht tani, ngrini zërin për një sjellje të mundshmë diktatoriale të liderëve ballkanas Ramës dhe Vuçiç. Pse ky reagim tani? çfarë ka ndryshuar në prespektivën tuaj në këto vende?

Unë pashë se çfarë kishte ndodhur me kolegët e mij, ndaj postova në X, ishte si një këmbanë pra pasi kam dëgjuar këtë histori shumë hërë me variacione të ndryshme por e njëjta gjë, shkrujanë diçka kritike për Ramën dhe pastaj papritur u vjen një telefonatë nga vetë Rama që është realisht shumë e pazakontë por edhe tipike sepse i ka ndodhur disa kolegëve tashmë që më kanë thënë, mua nuk më ka ndodhur sepse nuk shkruaj për Shqipërinë por u ka ndodhur shumë kolegëve.

Nuk e di nëse do te flisnim për sjellje diktatoriale por do ta quaja shumë jo profesionale, sepse për ne perëndimorët nuk ekziston ky kërcënim. Është diçka e  pazakontë dhe paksa qesharake dhe tregon me sjelljen e nje kryetari qeverie dhe çfarë i ndodh një gazetari që punon në Shqipëri.

Nëse e bën këtë me ne atëherë çfarë ndodh me gazetarët në Shqipëri?

Gazetari gjerman më herët kishte bërë këtë reagim në rrjetin e tij social X.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...