Berisha: Tani që kërkojnë vrimën e miut, Rama e Veliaj bëjnë çmos të paraqesin ndonjë foto me Sorosin e ri

E Enjte, 03 October 2024 12:05
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në tubimin e përnatshëm në 'Rrugën e Shpresës', u shpreh se Edi Rama nuk fsheh dot asgjë, as shpirtin e shitur antishqiptar dhe as veten si argat i shpifur i Aleksandër Vuçiç.

'Nuk i fsheh dot ti këto sanksionet që vure kundër Kosovës, se në historinë e kombit je tradhëtari më faqezi që ka patur Shqipëria. '- u shpreh Berisha.

 

FJALA E BERISHËS:

Miqtë e mi, keni vënë re se tani që kërkojnë vrimën e miut, Edi Rama dhe Erion Veliaj bëjnë çmos të paraqesin ndonjë foto me Aleksis Sorosin apo me ndonjë amerikan tjetër. Se mendojnë se me këto foto do mund të fshehin vjedhjet e tyre, se me këto foto do mund të fshehin lidhjet e tyre me krimin, se me këto foto do mund të fshehin shpirtin e tyre antishqiptar, se me këto foto do mundin të fshehin krimet e tyre.

Miq, mos harroni se këtu do jeni, se për këto foto nuk do jetë e largët dita kur do të përfundojnë në burg të dy dhe të tjerë e të tjerë.

Me asnjë foto, i them Edi Ramës, me asnjë njeri, me asnjë qeveritar dhe as me kërkënd nuk mund të fshehësh vjedhjet e tua, nuk mund t ëfhsehësh lidhjet e tua me krimin, nuk mund të fshehësh Olsin tënd të lidhur këmbë e krye me drogën, nuk mund të fshehësh pasuritë përrallore që ke bërë dhe ke vendosur duke vjedhur shqiptarët.

Nuk fsheh dot asgjë, shpirtit tënd të shitur antishqiptar. Nuk fsheh dot veten si argat i shpifur i Aleksandër Vuçiç.

Nuk i fsheh dot ti aktet tua armiqësore ndaj shqiptarëve në Kosovë, nuk i fsheh dot kurrë ato. Projektet e tua për të ndarë Kosovën me Serbinë. Nuk i fsheh dot kurrë ato, kriminel.

Thirrjet e tua kur shpallje veriun e Kosovës Donbas, sepse ashtu të urdhëronte padroni yt.

Nuk i fsheh do  kurrë lobimit që bëre kundër heqjes së vizave për Kosovën. Nuk fsheh dot ti armik i shqiptarëve padinë që bërë ndaj udhëheqjes së Kosovës në gjykatë me porosi të Dushanit dhe të Vuçiçit.

Jo, jo nuk shpreh dot kurrë përpjekjet puçiste për të rrëzuar qeverinë e Kosovës me mbeturina të Serbisë dhe Jugosllavisë. Nuk i fsheh dot ti këto sanksionet që vure kundër Kosovës, se në historinë e kombit je tradhëtari më faqezi që ka patur Shqipëria.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...