Protesta e opozitës/ Media e madhe greke: Protestuesit kërkuan dorëheqjen e Ramës, çfarë nuk u pa nga demostrata e djeshme

Tuesday, 08 October 2024 13:23
 

Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e Ramës dhe formimin e një qeverie të përkohshme që do ta çojë Shqipërinë në zgjedhjet parlamentare vitin e ardhshëm.

Përleshjet shpërthyen mbrëmjen e së hënës në Tiranë  gjatë një demonstrate të mbështetësve të opozitës që kërkonin dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke plagosur 10 policë dhe të paktën tre protestues, bëhet me dije sipas Agence France-Presse (AFP) dhe një zëdhënësi të policisë shqiptare.

 

Image

 

Mijëra demonstrues iu përgjigjën thirrjes së Partisë Demokratike konservatore dhe u mblodhën në kryeqytetin shqiptar, raporton AFP.

Përplasjet e para shpërthyen kur protestuesit u përpoqën të thyenin kordonin e policisë jashtë ndërtesave qeveritare, duke përdorur kokteje molotov. Më pas turma shkoi drejt selisë së Partisë Socialiste të Ramës, ku dogjën një poster të kryeministrit.

Image

Protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe formimin e një qeverie të përkohshme që do ta çojë Shqipërinë në zgjedhjet parlamentare vitin e ardhshëm. 

“Ne do të vazhdojmë aksionet e mosbindjes civile derisa Rama të japë dorëheqjen”, u tha gazetarëve sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike (PD),Flamur Noka. 

Javën e kaluar, deputetët e PD-së hodhën karriget e tyre jashtë parlamentit dhe ndezën zjarre në shenjë proteste ndaj dënimit me një vit burg të dhënë kolegut të tyre

Ervin Salianji.

Image

Opozita shqiptare denoncon “një akt hakmarrjeje dhe terrorizmi politik”, për të cilin mban përgjegjës kryeministrin Edi Rama. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...