Polici i vuri flakën protestuesit/ Reagon aktorja: Është babai im, historia përsëritet...

Tuesday, 08 October 2024 14:04
 

Mbrëmjen e djeshme, gjatë protestës së opozitës, një efektiv policie shtyu me këmbë një molotov drejt protestuesve dhe njëri prej tyre mori flakë.

Protestuesi që u lëndua nga molotovi rezulton të jetë babai i aktores Juli Emiri.

Kjo e fundit ka reaguar pas veprimit të policit, duke deklaruar se pavarësisht përpjekjeve për të shuar flakët, policia nuk reagoi në asnjë moment që t’i hedhë ujë.

Ajo shprehet se dje rastisi babai i saj, ndërsa nesër mund të jetë kushdo, pasi nënvizon se historia përsëritet aq herë sa nuk zënë mend shqiptarët.

“Ky është babi im. Një nga flakëhedhëset që një protestues e hodhi në drejtim të bashkisë, një nga policët ia hodhi babit te këmbët. Babi mori flakë. Unë u sula t'ia shuaj, bashkë me protestues të tjerë. U dogja dhe unë. Pas disa minutash, ku godisnim me ç'të mundnim, flaka u shua. Gjatë gjithë kësaj kohe, policët për asnjë çast nuk na hodhën ujin me të cilin shpërndanin protestuesit.

Babi mund të kishte vdekur sot.

Nga ata që lexojnë këtë status, ka një pjesë që u bëhet qejfi e thonë 'mirë t'u bëhet/ç'u duhej të dilnin/vetë hodhën flakëhedhëse (jo babi)', ka një pjesë që u vjen tmerrësisht keq jo thjesht për babin, por se kuptojnë diktaturën që po u riinstalohet para syve me vrasës gjakftohtë dhe u shtohet forca dhe motivi për ta mposhtur dhe një pjesë që u vjen keq, por mendojnë 'shyqyr që nuk isha/ja pse nuk duhet dalë në protestë se shiko ç'ndodh' pa e kuptuar sa shpejt do t'u vijë radha. Kjo pjesa e fundit është ajo që ka mbajtur gjithnjë Shqipërinë zvarrë, të nënshtruar, të pushtuar, të skllavëruar, që sjell e risjell diktaturën në një formë apo në një tjetër, periodikisht. Historia përsëritet aq herë sa nuk zëmë mend!”, thekson aktorja.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...