Berisha: Kemi 77 mënyra të mosbindjes civile për të paralizuar narkoshtetin! Mediat e gjithë botës i kanë bërë jehonë guximit të opozitës

Tuesday, 08 October 2024 16:47
 

Për liderin e opozitës Sali Berisha, mosbindja civile do të vazhdojë dhe ka mënyra të shumta që të realizohet. ‘Kemi 77 mënyra të mosbindjes civile për të paralizuar narkoshtetin!’, tha Berisha. Kreu i PD-së  nuk la pa nënvizuar edhe faktin se mediat botërore shkruan për Shqipërinë. 

‘Mediat e gjithë botës i kanë bërë jehonë guximit të opozitës’, theksoi Berisha. 

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Mbrëmë ishte aksioni i parë. Por mosbindja ka shumë forma. Kemi ngujime përpara. Kemi greva. Kemi bllokime permanente rrugësh.

Kemi 77 mënyra për mosbindje civile që do asfiksojnë dhe paralizojnë narkoshtetin. Që do ta shkërmoqin narkodiktaturën.

Dhe nëse ti mendon se mosbindja civile nisi në Tiranë dhe do kufizohet aty, mendohu mirë Edi Rama.

Se së shpejti në mosbindje do kesh Shkodrën.

Pastaj Durrësin. Vlorën. Kukësin. Tepelenën. Lezhën. E kështu me radhë, mbarë Shqipërinë.

Se nuk ke lënë qytet pa masakruar me shpopullimin e tij.

Nuk ke lënë qytetarë pa varfëruar me vjedhjet e tua.

Nuk ke lënë familje shqiptare pa gjymtuar.

Dhe i gjithë vreri që ke derdhë mbi shqiptarët, do plasë mbi ty javët që vijnë.

Të dashur qendrestare dhe qendrestarë.

Rikujtoj dhe një herë, që jemi në misionin më të rëndësishëm të jetës sonë.

Zoti do bekojë gjithë ata guximtarë që dje drodhën narkoshtetin.

Mediat e gjithë botës dje i kanë bërë jehonë të jashtëzakonshme guximit, heroizmit të opozitarëve shqiptarë.

Dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe sepse ne Europë, në SHBA dhe ne mbare vendet e lira ne kemi shume miq, mijëra e mijëra herë me shumë se sa mendojmë.

Sepse nuk ka gjë më frymëzuese, më fisnike, se një popull që reagon ndaj tiranisë së bandave, ndaj padrejtësisë.

Që sulmon krimin.

Që djeg korrupsionin.

Që lufton për votën e lirë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...