Vjosa Osmani: Masat e padrejta të BE-së po dëmtojnë popullin e Kosovës

E mërkurë, 09 October 2024 09:14
 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në samitin e liderëve të procesit Bërdo-Brione që po mbahet në Mal të Zi, ka thënë se masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës janë të padrejta dhe po e dëmtojnë drejtpërdrejt popullin e Kosovës.

“Në samitin e liderëve të procesit Bërdo-Brione në Tivat, theksova se masat e padrejta të BE-së kundër Kosovës po dëmtojnë drejtpërdrejt popullin e Kosovës, përkundër faktit që Republika e Kosovës është 100% e linjëzuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së. 

Mbështetja e BE-së duhet të shkojë aty ku ka përkushtim të vërtetë për integrim evropian, për demokraci, sundim të ligjit dhe të drejta të njeriut, dhe jo tek satelitët e Putinit të cilët në mënyrë aktive punojnë drejt destabilizimit të të gjithë rajonit tonë”,ka shkruar Osmani në Facebook.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...