‘Urrejtës i pangopur ndaj shqiptarëve’/ Berisha-Ramës: Enver Hoxha vrau mijëra, por ti bërë zbrazjen më të tmerrshme të kombit

E Enjte, 10 October 2024 15:45
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur te shpopullimi i vendit, si një politikë e drejtëpërdrejtë e ndjekur nga Edi Rama, pasi është një urrejtës i pangopur ndaj shqiptarëve.

‘Enver Hoxha vrau mijëra, por ti Edi Rama ke bërë zbrazjen më të tmerrshme të kombit si një urrejtës i pangopur ndaj shqiptarëve’, u shpreh Berisha gjatë protestës maratonë që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Enver Hoxha, Hitleri shqiptar i pas luftës së dytë botërore, është e vërtetë që kreu infanticid, dhe ndaj e quajtën Hitler. 

Është e vërtetë se vrau, ekzekutoi mijëra e mijëra, shqiptare e shqiptarë trima sepse guxuan të mbrojnë liritë e tyre, dinjitetin e tyre dhe interesin kombëtar.

Është e vërtetë se zhyti në uri miliona shqiptarë, por ti Edi Rama ke bërë zbrazjen më të tmerrshme si një urrejtës i pangopur, në keqësi ndaj shqiptarëve.

Asnjë komb në Europë nuk është larguar, dëbuar nga vendi i tij në 8 vite, siç janë dëbuar shqiptarët nga regjimi yt.

Miqtë e mi!

Këto ditë u hapën dyert e universiteteve. Nga 11 mijë pedagogë e asistent që kishte në vitin 2013, kanë ngelur 5400. Kanë iku, kanë marrë dherat.

Ka shkatërruar inteligjencën, sulmoi si i droguar profesionet e lira.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...