Anulimi i seancës në Kuvend/ Shehu: Njoftim arbitrar nga errësira e regjimit! Përballja, ekzistenciale për opozitën

E Enjte, 10 October 2024 16:06
 

Deputeti demokrat Tritan Shehu, njëkohësisht edhe drejtues politik i kësaj force politike në Gjirokastër ka reaguar pas vendimit të kryeparlamentares Elisa Spiropali për anulimin e seancës së të enjtes në Kuvend.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Shehu thotë se njoftimi arbitrar nga errësira e regjimit, siç preferoi ta cilësonte ai, vjen për shkak se njëjtë si regjimet, mazhoranca i druhet parlamentit dhe opozitës. 

Në një kohë kur sipas Shehut, vendi aspiron drejt Perëndimit dhe BE-së, Rama kërkon ta orientojë kah Lindja, ndërsa e parlajmëroi se do të përballet me opozitarët.

Reagimi

Regjimi neser “kyc” Parlamentin!
Sepse si te gjitha regjimet ka frike nga Parlamenti, nga opozita.
Tashti, ne oret e vona te nates, vjen nje njoftim arbitrar, nga erresira e regjimit.
Neser nuk do kete seance plenare parlamentare!
E pa imagjinueshme kjo per nje vend, qe aspiron te jete pjese e BE, qe respekton se paku formalisht rregullat e demokracise e parlamentarizmit.
E pershtateshme kjo per ato regjime Lindore, qe trajtojne hapur me arogancen e tyre edhe Parlamentet.
Sepse ne fakt ka disa prej tyre, qe disa forma perpiqen t’i ruajne….
Ndersa ky i yni ne Tirane po ja kalon edhe “sulltanateve” ne shkaterrimin edhe te parimeve me elementare e siperfaqesore te demokracise.
Duke filluar nga neperkembja e cdo koncepti, te drejte, rregulli, ligji a Kushtetute per Parlamentin.
E cdo parimi europian.
Sepse ky rregjim fytyren e ka te kthyer vecse nga Lindja!
Por haron se shqiptaret kane fytyren e gjoksin drejt Europes e Perendimit.
Dhe jane te vendosur, si para ardhesit tane, te perballen pa rezerva me kete regjim per te ecur ne drejtimin tone, te nje rendesie egzistenciale per ne.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...