Berisha: Komuniteti Mysliman Shqiptar të hedhi poshtë përpjekjen diabolike të Edi Ramës për përçarjen e tyre

E Enjte, 10 October 2024 22:54
 

Lideri i opozitës, Sali Berisha i ka bërë thirrje Komunitetit Mysliman Shqiptar që të hedhi poshtë përpjekjen e Edi Ramës për t’i përçarë.

‘Thirrja ime për Komunitetin Mysliman Shqiptar është të hidhni poshtë përpjekjen diabolike të Edi Ramës për përçarjen tuaj’, u shpreh Berisha gjatë tubimit qytetar te ‘Rruga e Shpresës’. 

Berisha: Të dashur miq, sot për komunitetin mysliman shqiptar ishte një ditë e veçantë.

U inaugurua Xhamia e Namazgjasë.

U inaugurua në tokën e Komunitetit Mysliman, të konfiskuar nga regjimi komunist dhe të rikthyer nga PD.

Edi Rama e pengoi 11 vite sa qe kryetar bashkie dorëzimin e pronës komunitetit mysliman.

Por më në fund, xhamia e madhe e Tiranës nisi ndërtimin me 17 prill të vitit 2013.

U deshën 11 vite të përfundonte.

E ndërpreu dhe e bllokoi sapo erdhi në pushtet, etj, etj.

Por unë sot kam mirënjohje për të gjithë ata që me bujari financuan ndërtimin e saj.

Thirrja ime për Komunitetin Mysliman Shqiptar është të përçmoni, të hidhni poshtë përpjekjen diabolike të Edi Ramës për përçarjen tuaj.

Përdorimin e xhamisë, tempullit të lutjeve ndaj Zotit, për të përçarë komunitetin mysliman.

Mungesa në ceremoni e udhëheqësit shpirtëror të besimtarëve myslimanë, kryetarit të KMSH, ishte një ofendim për çdo besimtar mysliman.

Por Edi Rama është i angazhuar në mision për të përçarë fetë dhe besimet.

Tre javë më parë, sikur të ishte i biri i Ajatollah Komeinit, shpalli në OKB krijimin e shtetit bektashi.

Tre javë më parë, nuk fton kreun e KMSH, të zgjedhur nga vetë komuniteti.

Në emër të PD dënoj këtë akt, por garantoj besimtarët se kjo parti në respekt të plotë të lirive fetare, besimeve fetare, do i përmbahet kushtetues të ndarjes së shtetit nga feja.

Do respektojmë me admirim të madh tolerancën fetare dhe bashkëveprimin ndërfetar si vlerat më të arrira të shpirtit shqiptar.