Vjedhja e Tiranës me '5D'-në/ Opozita rikthehet te bashkia, kërkohet largimi i Veliajt

Premte, 11 October 2024 09:30
 

Mbahet sot protesta e radhës nga opozita, para bashkisë së Tiranës.

Ashtu si edhe në herët e kaluara, protesta është parashikuar që të nisë në orën 11:00 

Prej kohësh opozita, proteston para bashkinë, në shenjë kundërshtie pas arrestimeve për dosjen 5D, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion  Veliaj të cilin e akuzojnë si të përfshirë në aferën ''5D'' si dhe tek inceneratori i Tiranës.  

Kujtojmë se opozita zhvilloi me 7 tetor protestën kombëtare, e para që pas nisjes së mosbindjes civile pas arrestimit të deputetit të PD-së, Ervin Salianji.