Blushi: Nuk do të zmbrapsemi, do të përballemi edhe me jetën tonë, deri sa të vendoset drejtësia

Premte, 11 October 2024 18:46
 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi duke folur në protestën para bashkisë së Tiranës, ka deklaruar se, opozita nuk do të tërhiqet. Ai deklaroi se, opozita do të përballet me çdo çmim, edhe me jetën, deri sa të vendoset drejtësia për krimet e Erion Veliaj dhe Edi Ramës. 

‘Të dashur qytetarë që vini këtu për të protestuar dhe që nuk do të largoheni nga ky shesh deri ditën që ky ordiner të marrë ndëshkimin e merituar.

Ne kemi përballë një regjim që të vret dhe këtë e tregoi edhe në protestën e fundit, duke tentuar të djegë të gjallë një protestues paqësor, që kishte dalë në protestë kundër krimeve të Erion Veliajt dhe Edi Ramës.

Ta harrojë ky regjim se do të na zmbrapsë, sepse ne jemi gati të përballemi me çdo çmim, edhe me jetën tonë, deri sa të vendoset drejtësia për këto krime dhe këtë hajdutëri të pashembullt në Europë.

Erion Veliaj çdo ditë që qëndron në detyrë, në fakt na shton më shumë urrejtjen dhe në këtë mënyrë ai shton dhimbjen e vet, për ndëshkimin që do ai do të marrë nga popullit. Ky nuk është një kërcënim, por një paralajmërim që Erion Veliaj nuk ka për të bërë gjumin e qetë, deri ditën kur në këtë tokë të ketë shqiptar.

Është e vërtetë që ky sistem sot ka kapur për fyti drejtësinë, që thërret 200 fshatarë për një autokombanjë pa leje dhe afërmendsh nuk guxon ti përmendë emrin Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Që edhe sot po paguan 80 mijë euro për një shërbim që nuk kryhet, për inceneratorin e Tiranës.

Në mbledhjen e fundit bëri një tjetër krim, duke shkatërruar 104 vite histori futbolli të klubit Tirana. U bëj thirrje të gjithë tiransëve dhe tifozëve që të mos pranojnë këtë vendim që zhbën historinë e tyre’, tha Tedi Blushi gjatë fjalës së tij në protestën tek Bashkia e Tiranës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...