Berisha: Zotohem se s’do të ketë pension dhe bursë poshtë 200 euro dhe s’do ketë rrogë minimale poshtë 500 euro

Saturday, 12 October 2024 09:52
 

Lideri i opozitës, Sali Berisha është zotuar se me ardhjen e PD në pushtet, do rriten pensionet, bursat dhe paga minimale për të gjithë shqiptarët.

‘Zotohem para jush se nuk do të ketë pension dhe bursë poshtë 200 eurove dhe nuk do të ketë rrogë minimale poshtë 500 eurove’, premtoi Berisha në protestën maratonë që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’. 

Berisha: Të dashur miq! 

Shifrat me të cilat mburret kryehajduti i të gjitha kohërave i kombit shqiptar Edi Rama, e akuzojnë atë më rëndë se ccdo gjë tjetër, se gjithccka tjetër.

E akuzojnë atë se ky hajdut me organizatën e tij kriminale qeveri, rritjen ekonomike të Shqipërisë, e ka shndërruar në parajsë për veten e tij, në parajsë për organizatat e tij kriminale, në parajsë për oligarkët e tij, në varfëri dhe mjerim për qytetarët shqiptarë.

Në mjerim dhe vetëm mjerim për 700 mijë pensionistë shqiptarë.

E ka shndërruar në një mekanizëm, në të cilën ato që prodhohen në këtë vend, vidhen dhe vetëm vidhen.

Miqtë e mi!

Jam këtu për tu zotuar para jush se rritjen ekonomike të Shqipërisë, se pasuritë e saj përrallore, do ti gëzojmë me rroga, pensione, begatim, mbarë shqiptar.

Jam këtu për tu zotuar se nuk do të ketë pension nën minimumin jetik, prej 200 eurosh.

Jam këtu për tu zotuar se nuk do të bursë studentësh nën minimumin jetik, prej 200 eurosh.

Jam këtu për tu zotuar se nuk do të rrogë minimale, ndën 500 euro.

Jam këtu për tu zotuar se shqiptarët me shpejtësi do të dalin në krye të vendeve të rajonit për rroga dhe pensinonet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...