Opozita në Itali e shqetësuar për paratë e kampeve në Shqipëri: Sa ka qenë shuma e shpenzuar deri më sot... kush kompani i realizoi

Diel, 13 October 2024 12:49
 

Nga Alba Kepi/

Opozita e qeverisë Meloni ngre pyetjet se a ka ndikuar qeveria shqiptare në menaxhimin e fondeve të shpenzuara nga shteti italian për ndërtimin e kampeve të emigrantëve në Shqipëri? 

Forcat opozitare italiane kanë depozituar në Parlament kërkesën për të bërë publike emrat e kompanive që kanë punuar për ndërtimin e kompanive në Shëngjin e Gjadër e koston e tenderimit që ata kanë marrë.

Partia Demokratike Italiane kërkon të shoh shpenzimet financiare të ndërtimit e menaxhimit të kampeve të emigrantëve në Shqipëri.

Partia Demokratike italiane ka dërguar  zyrtarisht dy kërkesa identike drejtuar Dhomës së Deputetëve dhe Senatit, të cilat shtrojnë pyetjet;

"Sa ka qenë shuma e shpenzuar deri më sot për ndërtimin e qendrave në Shqipëri? Dhe kush kompani i realizoi?".

Po ashtu dhe lideri i Partisë së të Gjelbërve, Angelo Bonelli kërkon publikimin edhe të listës së kompanive «për të kuptuar nëse ka pasur ndikime nga ana e politikës shqiptare»?

Sekretari i të majtës italiane Nicola Fratoianni thotë «përse nuk përdoren këto para për ta bërë më efikas kujdesin shëndetësor apo sistemin e azilkërkuesve në Itali ?”.

I pyetur nga e përditshmja italiane La Repubblica "nëse është i preokupuar për falimentimin e këtij pakti për shkak të problemeve të natyrës juridike", Kryeministri shqiptar Rama thotë se "marrëveshja parashikon qe emigrantët nuk mund të largohen nga objektet dhe të lëvizin lirshëm në Shqipëri. Nëse kjo do të ndodhte, një plan veprimi i miratuar do të vihet në lëvizje: institucionet dhe agjencitë tona të sigurisë dhe drejtësisë kanë punuar ngushtë së bashku për vite me radhë për të luftuar krimin e organizuar. Do të shqetësohem nëse dhe kur ka arsye për t'u shqetësuar, dhe vetëm nëse Italia na kërkon ta ndajmë shqetësimin. Deri atëherë, nuk jam i shqetësuar. Në të vërtetë, jam shumë i qetë, sepse marrëdhënia midis Italisë dhe Shqipërisë, në dekadat e fundit, më ka mësuar se kur Shqipëria duhet të shqetësohet, nuk është kurrë vetëm."

Për Ramën çfarë ndodh brenda kampeve të emigrantëve në territorin shqiptar nuk është çështje e qeverisë së tij.

Image

Modifikuar më Diel, 13 October 2024 12:51
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...