‘Padrinoja e narkoshtetit vjen në SHBA’/ Shqiptaro-amerikani: Bojkotojeni ftesën e Ramës, të gjithë në protestë kundër tij!

Premte, 18 October 2024 23:09
 

Teksa Rama ka paralajmëruar vizitë më 26 tetor në SHBA për t’u takuar me diasporën shqiptare atje, thirrjet për bojkotin e ftesës së tij drejtuar shqiptarëve janë rritur.

Përmes rrjeteve sociale qytetarët shqiptarë, që jetojnë e punojnë në Amerikë u kanë këkruar bashkëatdhetarëve të tyre që të mos i përgjigjen ftesës së Ramës, në atë që e cilësojnë si ‘padrinoja i narkoshtetit, babai krimit të organizuar e zaptuesi i sistemit të drejtësisë' 

Përkundër ftesës së Ramës për të qenë present në mitingun e diasporës në SHBA, shqiptarët atje kërkojnë që ai të pritet me protesta, si shkaktarin kryesor të ndarjeve të shumë familjeve dhe shkatërrimit të kombit shqiptar.

Reagimi

Të dashur bashkatdhetarë, motra dhe vëllezër që jetoni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dua të ndaj me ju lajmin që në datën 26 tetor, në USA vjen padrinoja i narkoshtetit, babai i krimit të organizuar, dhe zaptuesi i sistemit të drejtësisë , dora vetë Edi Rama.

Dua t’ju lutem si vëlla, si mik, si bashkëkombas në vuajtjen tonë emigruese që këtë ardhje ta presim me protesta duke u bërë kështu një zë i vetëm me familjet tona që kemi lënë pas në atë vend të bekuar.

Nuk mund te bëhemi ne mbështetës të narkoshtetit. Nuk mund të bëhemi ne mbështetës të krimit. Nuk mund të bëhemi ne përkrahës të këtij individi që ka mbuluar me vuajtje dhe padrejtësi kombin tonë.

Ju ftoj si patriotë të devotshëm, si miq dhe si vëllezër të bojkotojmë ftesën e tij dhe të bashkohemi në protestë.

Cili shqiptar mbështet këtë individ dhe këtë qeveri banditësh është bashkëpunëtor i krimit të organizuar.

Zoti ju bekoftë ju dhe Kombin tonë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...