Berisha: Të rinjtë ia nxinë faqen Erion ‘Vjedhësit’! Mafiozi që murosi në fushën e Sharrës një të ri, Ardit Gjoklaj

Diel, 20 October 2024 21:50
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka falënderuar përzemërisht të rinjtë dhe të rejat e FRPD, të cilët protestuan ditën e sotme në Tiranë gjatë maratonës kombëtare, kundër kryebashkiakut Erion Veliaj.

‘Unë sot dua të përshëndes përzemërsisht të gjithë ata të rinj dhe të reja që ia nxinë faqen para Shqipërisë dhe mbarë botës, Erion Vjedhësit në ditën e aktivitetit kombëtar, maratonës. Ai është një mafioz që murosi në fushën e Sharrës një të ri, Ardit Gjoklaj, i cili punonte aty për të siguruar disa para për të blerë librat dhe për t’u përgatitur për vitin shkollor’, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij në protestën maratonë që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’. 

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta. Mirënjohjen më të thellë, më të pakufijshme ndaj jush qendrestarë dhe qendrestare, mbrojtës të pamposhtur të kauzës së drejtë, misionarë të vërtetë të lirisë, dinjitetit të shqiptarëve, interesit të tyre kombëtar.

Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të kësaj platforme të fjalës së lirë.

Unë sot dua të përshëndes përzemërsisht të gjithë ata të rinj dhe të reja që ia nxinë faqen para Shqipërisë dhe mbarë botës, Erion Vjedhësit në ditën e aktivitetit kombëtar, maratonës.

Garantoj maratonomakët se protesta e të rinjve të Tiranës nuk kishte asgjë tjetër përveç ndjenjave mikpritëse ndaj tyre, por nuk mund të mos u tregonte atyre se ai që organizonte protestën, ai është një armik i egër i jetës së të rinjve shqiptarë.

Ai është një mafioz që murosi në fushën e Sharrës një të ri, Ardit Gjoklaj, i cili punonte aty për të siguruar disa para për të blerë librat dhe për t’u përgatitur për vitin shkollor.

Erion Veliaj, në këtë jetë dhe në atë jetë, shpirti i Ardit Gjoklajt kërkon drejtësi, dhe ti tentove të fshehësh krimin, je dy herë vrasës i tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...