'Arrestimi i Metës, çështje politike'/ Balliu: Edi Rama ka një shpresë të vetme, dorëzimin e qytetarëve dhe qëndrestarëve

Hënë, 21 October 2024 20:53

Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu thotë se Rama Rama ka një shpresë të vetme, dorëzimin  e qytetarëve dhe dorëzimin e qëndrestarëve.

Nga Rruga e Shpresës në tubimin qytetar, Balliu tha se arrestimi i Metës nuk u bë për çështje ligjore apo vjedhje, por u bë për çështje politike.

Në këto kohë mund të bësh shumë analiza për vjedhjet e qeverisë, për shkatërrimin e ekonomisë, për korrupsionin e vazhdueshëm në çdo segment të qeverisë, për korrupsionin brenda vendit dhe të korruptuarit ndërkombëtar që flasin për karrige, por s’kanë guxim të flasin për inceneratorët, s’kanë guxim të flasin për deputet që fshehin kriminel dhe vrasës në shtëpitë e tyre.

Ajo që është më e dhimbshme, është pafuqia për të bërë ndryshimin në të cilën shpreson Edi Rama. Edi Rama ka një shpresë të vetme, dorëzimin  e qytetarëve dhe dorëzimin e qëndrestarëve. Ai shpreson se duke u dorëzuar, do vazhdojë mbretërimin e tij.

Arrestimi i Ilir Metës, për akuza që Rama i ka ngritur me vite, nëse do ishte bërë ndonjë krim do ishte arrestuar më parë, por jo.  Nuk është çështje ligji, vjedhje, por është çështje politike.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...