Washington Post: Meta, një kundërshtar i zëshëm i Ramës, e akuzonte për kapjen e të gjitha pushteteve

Hënë, 21 October 2024 20:57
 
 

Mediat e mëdha ndërkombëtare i bëjnë jehonë arrestimit të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Gazeta amerikane, ‘Washington Post’ shkruan se u arrestua një kritik i zëshëm i kryeministrit Edi Rama. 

“Meta është një kundërshtar i zëshëm i qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar atë se drejton një “regjim kleptokratik” dhe se ka përqendruar të gjitha pushtetet legjislative, administrative dhe gjyqësore në duart e tij,” shkruan gazeta. 

“Meta, 55 vjeç, u arrestua në kryeqytet, Tiranë, nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, sipas mediave lokale. Stacionet televizive lokale treguan oficerë policie të maskuar dhe me rroba civile duke marrë Metën nga automjeti i tij pasi ai u kthye nga Kosova fqinje përpara mbajtjes së një konference për shtyp.

Sekretari i Përgjithshëm i partisë, Tedi Blushi, e quajti atë "një rrëmbim kriminal",” thekson media amerikane.

“Pas takimit me Metën në rajonin e policisë, avokati i tij Genc Gjokutaj tha se ish-presidenti po hetohet për dyshime për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të të ardhurave dhe pasurisë personale.

Meta ka qenë presidenti i Shqipërisë në periudhën 2017-2022. Ai po hetohej për lobim të dyshuar të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara vite më parë. Ai dhe ish-bashkëshortja e tij gjithashtu janë hetuar me akuzat për fshehje të pasurisë dhe të ardhurave të tyre personale”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...