Lideri i opozitës, Sali Berisha ia ka faturuar Edi Ramës aktin e djeshëm ndaj Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, që sipas kryedemokratit, kërkon të frikësojë qytetarët.
‘Me aktin e djeshëm, Rama kërkon të trysnojë luanin e zgjuar të popullit opozitar, kërkon të trembë qytetarët’, u shpreh Berisha gjatë tubimit në mbështetje të tij që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.
Berisha: Të dashur miq, me aktin e djeshëm, me pusinë për ta ekzekutuar apo rrëmbyer, Edi Rama përveçse të shfrynte urrejtjen e tij kafshërore shtazore ndaj kundërshtarit politik, kërkonte me çdo kusht dhe kërkon të trysnojë luanin e zgjuar të popullit opozitar, të trembë qytetarët.
Kërkon me çdo kusht të trembë të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi, sepse e di që sulmi i tyre është fatal dhe vdekjeprurës për regjimin e tij.
Kërkonte me çdo kusht t’i ndryjë në konformizëm, armikun më të egër, intelektualët e vendit, duke i trembur se një fat si ai i djeshmi i ish-presidentit, mund t’i presë edhe ata në çdo moment.
Me këtë akt, për çdo opozitar dhe demokrat, Edi Rama firmosi përballjen dhëmb për dhëmb.
Përballjen me guximin dhe shpirtin e tyre të pamposhtur.
Përballjen me sakrificat e tyre me çdo çmim për rrëzimin e kësaj diktaturë të bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.
Ndaj dhe sonte thirrja ime është para së gjithash e mbi të gjitha për të rinjtë shqiptarë, ne që kaluam rininë në diktaturë, skena të tilla publike, prita me banditë të heqjes zvarrë, i kemi jashtëzakonisht të rralla.
Kurse ju, iu takoi të shihni cili është shpirti i vërtetë i Edi Ramës.
Cili është morali i bastardit pasardhës i Enver Hoxhës, ministrit me dy mbiemra apo tre.
Cila është fytyra e vërtetë e Dumanit, këtij mercenari më kriminel se Nuredini.
Cili është morali, karakteri i banditit Proda, narkokomisarit që ka për mbiemër të dytë Shullazi apo Troplini.