'Lironi Berishën'/ Fushatë sensibilizuese me eurodeputetët, 30 deputetë të PD përpara Parlamentit Europian

E mërkurë, 23 October 2024 13:18
 

Me bluzat ‘Lironi Berishë’ dhe flamurin e Shqipërisë, rreth 30 deputetëve të PD kanë nisur një fushatë sensibilizuese përpara Parlamentit Europian.

Ndërsa një pjesë e deputetëve të PD-së vijojnë takimet zyrtare në Parlamentin Europian, një grup prej rreth 30 deputetësh të Partisë Demokratike kanë nisur fushatën sensibilizuese me eurodeputetë në hyrjen e Parlamentit Europian.

Deputetët Edi Paloka, Zheni Gjergji, Lefter Gështenja, Ramadan Likaj, Flamur Hoxha, Bledion Nallbati, Edmond Spaho, Kreshnik Çollaku, Asllan Dogjani, Isuf Çela, Elda Hoti, Lindita Metaliaj, Tritan Shehu, Sorina Koti, Kastriot Piroli, Tomor Alizoti, Dhurata Çupi, Qani Xhafa, Xhelal Mziu, Dashnor Sula, Saimir Korreshi, Ilda Dhori, Ludovik Hasanaj, Kasem Mahmutaj, dhe Petrit Doda, kanë njohur kolegët e tyre europianë me faktet e arrestimit politik të Kryetarit të PD dhe Liderit të Opozitës Sali Berisha, duke kërkuar monitorimin nga afër të situatës dhe lirimin e tij të menjëhershëm.

Me arrestimin e Sali Berishës, liderit të opozitës, deputetët demokratë shpjegojnë se synohet të cenohet barazia e palëve në zgjedhje. ‘Jemi në një vit zgjedhor, dhe drejtësia po përdoret për të goditur të gjithë drejtuesit e opozitës, që Edi Rama të konkurojë me vetveten dhe të mbajë pushtet me dhunë’ - shprehen deputetët demokrat.

 

Image

Duke e konsideruar një hakmarrje politike luftën që Edi Rama i ka shpallur Partisë Demokratike, përmes burgosjeve politike, deputetët demokratë në një akt të pa ndodhur më parë, kanë zgjedhur këtë formë origjinale dhe të veçantë, për të tërhequr vëmendjen e eurodeputetëve, për situatën e rëndë ku ndodhet vendi.

Shqipëria është vend kandidat për antarësim në Bashkimin Europian, por demokratët akuzojnë Kryeministrin Edi Rama se ka ekzekutuar shtetin ligjor, ka asgjesuar balancën mes pushteteve, dhe ka eleminuar zgjedhjet e lira.

Për deputetët e PD, duke u bazuar edhe në të dhënat e bëra publike nga hetimet penale të përgjimeve SKY/ECC në rastin e ish deputetit socialist Jurgys Çyrbja, Shqipëria është i vetmi vend në Europë që qeveriset me prova të pakontestueshme nga krimi i organizuar, deri në pikën që organizatat kriminale diktojnë edhe vendet e kandidatëve për deputet në listën e PS.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...