Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ironizuar zëvendëskryeministren Belinda Balluku, pasi kjo e fundit publikoi një video ku ishte hedhur me parashutë nga maja e Llogarasë.
‘Pas biftekut 1000 euro Fluturon Lubi, fluturon!’, shkruan Berisha në Facebook.
Kujtojmë se Belinda Balluku është një nga ministrat dhe zyrtarët e pangopur të mazhorancës socialiste të Edi Ramës, të cilët publikuan video nga restoranti i Nusret Gokçe në Dubai, ku një biftek kushtonte 1000 euro.