Skalioni i dytë i hajdutëve të Erion Veliajt drejt burgut, shkarkohen të gjithë drejtorët e...

Premte, 25 October 2024 22:39
 

Pas hetimeve të çështjeve të nxehta si inceneratorët apo dojsa famoze "5D", SPAK ka dërguar prapa hekurave drejtorët hajdutë të Veliajt të cilët janë akuzuar për abuzim me tenderët si dhe është kërkuar që të hetohen si grup i strukturuar kriminal.

Së fundi kryebashkiaku Erion Veliaj mesa duket pas ujdisë me SPAK, ka lëshuar edhe skalionin e dytë të hajdutëve që kanë vepruar për llogari të tij në bashki duke i shkarkuar thuajse të gjithë drejtorët e mbetur  dhe zëvendësuar ata brenda ditës. Mesa duket Veliaj po ndjek modelin e Ramës, po i shkarkon bashkëpunëtorët e ngushtë para se të dalin udhër-arrestet për ta.

Por, kush janë emrat e rinj që janë emëruar në detyrë?

Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë do të drejtohet nga Elda Muçi, ndërsa Policia Bashkiake nga Toni Beni.

Në krye të Ndërmarrjes së Rrugëve dhe Ndriçimit është emëruar Piro Sinjari, kurse drejtimin e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit e ka marrë Blerta Dardha. Tirana Parking do të drejtohet nga Flavio Barçi, ndërsa Kopshti Zoologjik nga Ervis Rrahmani.

Gjithashtu, janë ndryshuar edhe drejtorët e dy qendrave sociale, që nga sot drejtohen nga Aldo Aga dhe Gentjana Lasku.

Në drejtimin e Shtëpisë Studio “Kadare-Agolli” është emëruar Anisa Ymeri, kurse drejtor i Rezidencës Studentore në Qytetin Studenti do të jetë Renato Pashollari.

UKT – Elda Muçi

Policia Bashkiake – Toni Beni

DPN2 – Piro Sinjari

Tirana Parking – Flavio Barçi

Kopshti Zoologjik – Ervis Rrahmani

Shtëpia Studio “Kadare-Agolli” – Anisa Ymeri

RSU1 “Qyteti Studenti” – Renato Pashollari

AMK – Blerta Dardha

Qendra Komunitare Shkozë – Aldo Aga

Qendra Sociale “Strehëza” - Gentjana Lasku.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...