Nga Tritan Shehu:
Rilindja kerkon te “rilinde” shqiptaret, me seks “tjeter”, as mashkull as femer!
Seminar per “ndryshimin” e seksit te shqiptareve, duke filluar nga deputetet.
Mbasi ky rregjim shkaterroi ekonomine, demokracine, te drejtat, parlamentarizmin.
Mbasi zbrazi Shqiperine e tashti kerkon ta mbushe me te ardhur prej larg.
Kerkon dhe atyre pak te mbetur tu jape nje seks “tjeter”.
Ndoshta kjo hyn ne teorite e kastrimit, apo tredhjes si quhet rendom?
Qe te mos kete as “ burra” e as “gra”, por dicka tjeter, “te tredhur”!
Ashtu si i duhen njerezit Rilindjes.
Dhe per kete neser organizohet nje “seminar” me OSBE.
E cila mbasi konstaton nje demokraci te persosur ne Shqiperi, nje Parlament shembullor per Europen mbare, ka vendosur te merret me seksin ”tjeter” te deputeteve ne radhe te pare, si prelud kjo per shqiptaret mbare!
Nuk e di sa kolege deputete do te jene ne ate salle neser per te percaktuar seksin, me mundesi per ta rilindur ate, si Rilindja qe po rilind Shqiperine!
Sidoqofte dua tu kujtoj atyre dhe OSBE se seksi eshte i shenjte.
Ai i ipet njeriut a frymorit nje here, nga natyra apo perendia, qe ne lindje.
Por dhe nga ligjet e dokumentat tona, qe nga certifikata e lindjes, e ngel i tille.
Dhe te tille duhet ta respektoje njeriu tere jeten, duke qene krenar per ate qe i eshte “dhuruar”.
Sepse kjo ka te beje me gjithecka, dinjitetin, familjen, jeten, egzistencen tone….
Tjetersimi te con ne “asgjekund”, ashtu si i do shqiptaret Rilindja.