Kryeministri Edi Rama edhe njëherë tjetër ka treguar hapur se nuk ka empati për shqiptarët që janë shtresat në nevojë apo pensionistët, por edhe që drejtësinë e ka në xhep, pasi gjatë vizitës së fundit në Nju Jork, ka shpenzuar dhjetëra mijëra dollarë, vetëm për të shijuar një ndeshje luksi basketbolli, duke u ulur në rresht të parë dhe në prani të gruas së tij, djalit të vogël dhe adhurueses së tij të flaktë, kryeparlamentaren Elisa Spiropali.
Sipas burimeve të sigurta për SYRI-n, Rama ka shijuar mbrëmjen e kaluar një ndëshje basketbolli nga ato që konsiderohen luksi në New York, pasi është parë pranë fushës me një kapele në koke gjatë ndeshjes mes ‘New York Knickers’ dhe ‘Indiana Pacers’.
Nuk dihet ende se sa ka paguar kryeministri shqiptar në këtë rast.
Por ajo që vlen të theksohet është se Rama tallet keq me pensionistët shqiptarë, pasi për ta mendon aq shumë sa ia ka rritur pensionin me vetëm 400 lekë, një vlerë qesharake me të cilën nuk mund të blesh më shumë se 2 bukë në muaj.
Shpenzimet e Ramës për udhëtime me charter, ekspozita apo evente të tjera vanitoze si kjo ndeshje basketbolli, asnjëherë nuk janë bërë transparente. Opozita kërkoi një vit më parë një komision hetimor për këtë çështje, por që u refuzua nga mazhoranca.