Aktivisti Sadri Kortoçi, e ka cilësuar nëj shfaqje komuniste dhe staliniste, takimin e kryeministrit Rama me diasporën në Nju Jork.
I ftuar në Syri Tv, në një intervistë me lidhje Skype gjatë edicionit të lajmeve, Kortoçi tha se qëllimi i protestës, ishte të demaskohej korrupsioni i Ramës në nivel qendror e lokal dhe lidhjet e tij me Vuçiç.
Të gjitha këto, theksoi aktivisti, ishin një arsye e fortë që një pjesë dërrmuese e shqiptarëve në SHBA të dilnin e të protestonin kundër Ramës.
Sipas Kortoçit, shpopullimi dhe korrupsioni galopant në 12 vite qeverisje të Ramës, janë ndër shkaqet kryesore të ikjen së qindra-mijëra shqiptarëve në Amerikë e vende të tjera të botës.
Aktivisti tha ndër të tjera se është e neveritshme kur sheh që pjesëmarrësit në takimin me Ramën, putheshin e përqafoheshin me të, ndërsa theksoi se një gjest i tillë nuk ndodh në Amerikë, për shkak se populli atje e sheh politikanin si shërbëtor të tij dhe jo e kundërta që ndodh në Shqipëri.
Korrupsioni masiv galopant i qeverisë, u mundova ta drejtoj turmën te korrupsioni i Ramës, Veliajt të drejtorët e tij, drejtësia dhe lidhjet eRamës me Vuçiç e Soros. Kishte parulla të ndryshme, nga lidhjet me McGonigal, dhe shefin e CIA që e korruptoi. Kjo na detyroi të dilnim në tubim kundër Ramës, në Manhatan.
Gjithë qëllimi ishte që t’i tregojmë Ramës që shqiptarët s’janë ato që vjen t’i bën paradë mode, e suksesshme, një shteti që do hyjnë në Evropë. Ata janë strategji e Ramës. Shqiptarët e diasporës që s’i blen dot, 12 vite në pushtet s’ke bërë asgjë. Pas ligjit për votën e diasporës, vjen e lutesh në mes të Nju Jorkut në takim.
Ne ishim pjesë e diasporës, dhe gjithçka ndodhi është në favor të opozitës. Ishte kundër Ramës. Kemi ik nga ai vend, nga regjimi Rama e për arsye ekonomike. Shpopullimi, korrupsioni galopant, arsyeja kryesore. Nëse diaspora, nuk reagon, Ramën e ke aty deri sa të dalë në pension. Të vjen neveri kur sheh atë pjesën në sallë që akoma, njësoj si para ‘90, puthje e përqafime të stilit komunist e Stalinist. Është fatkeqësi që i sheh këta njerëz, që mendojnë akoma si para ‘90, kur s’kanë leverdi që ta mbështesin një kryeministër hajdut. Propaganda ta shpërlan trurin, dhe propaganda që bën Rama me tv e veta, vjen një moment që njerëzit harrojnë. Në Amerikë nuk puthen politikanët, atje politikanët janë në shërbim të popullit, ngaqë i zgjedh ato. Kur vjen me votë të vjedhur në pushtet, kjo ndodh.
Rama gjen justifikim, pak me arrogancë. Karriget e para janë shumë shtrenjta për të parë atë ndeshje. Takimi i Ramës me diasporën është shumë i shtrenjtë. Pagesa e hoteleve me stafin, deputetët e kryetarët bashkisë, të gjitha kushtojnë, dhe ato rëndojnë te taksapaguesit shqiptar. Aty s’ka pas ushqime, të paktën 200 dollarë për person, plus sigurimi privat që Ramës ia kanë siguruar me staf shqiptaro-amerikan, i posaçëm, i kujdesshëm dhe kontroll të të gjithë atyre që hynin brenda. Ata janë kontrolluar nga njerëzit që Rama ka sjellë aty. Kanë qenë njerëz të selektuar.