Berisha: Sot u bënë 300 ditë që Edi Rama dhe mafia ndërkombëtare urdhëruan Skapistët të vendosnin 'arrestin në shtëpi', por dështuan

Diel, 27 October 2024 19:45
 

Në ditën e 300-të të tubimit  të përnatshëm në “Rrugën e Shpresës,” lideri i opozitës, Sali Berisha, u shpreh me mirënjohje të thellë për mbështetësit që çdo natë i bashkohen kauzës së tij për liri dhe drejtësi.

Berisha vlerësoi përkushtimin e tyre si “misionarë të kauzës së drejtë të lirisë dhe dinjitetit kombëtar,” duke theksuar se në këtë rrugë janë bërë bashkë zërat e fjalës së lirë për të nxjerrë në dritë të vërtetat e asaj që ai e quajti “narkodiktaturë” të Edi Ramës.

Me këtë rast, ai dënoi ashpër urdhrin e kryeministrit për arrestin e tij shtëpiak, duke e cilësuar si një akt të paprecedent dhe të padrejtë ndaj një kundërshtari politik.

FJALA E BERISHËS:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më miqësore, mirënjohjen më të pakufishme se kurrë ndaj jush, misionare dhe misionarë të kauzës së drejtë të lirisë, dinjitetit dhe interesit kombëtar të shqiptarëve.
Një përshëndetje të përzemërt, oratorëve të kësaj tribune të fjalës së lirë, që u përcjellin shqiptarëve çdo natë të vërtetat e narkodiktaturës, por edhe mesazhet e shpresës, frymëzimit dhe fitores.
Të dashur miq!
Sot u bënë 300 ditë që Edi Rama urdhëroi parlamentin dhe mercenarët e tij të Skapit, të vendosin arrestin tim në shtëpi, pa asnjë fakt, pa asnjë dokument, pa asnjë shkelje ligji, po vetëm e vetëm si kundërshtar politik që i tmerron ata dhe mafien ndërkombëtare. 
Mafia ndërkombëtare, diplomatë të korruptuar që bënë grushtin e shtetit kundër opozitës shqiptare, vetëm e vetëm që të gjitha pushtetet ti kishte narkodiktatori, vegël e shpifur e tyre, Edi Rama dhe që po me këtë skenar, kërkuan publikisht persekutimin e Sali Berishës sikur Shqipëria të mos ishte një vend sovran, partner, anëtar i NATO-s, por thjeshtë një vend vasal për ta trajtuar atë si një koloni.
Por miqtë e mi, Edi Rama dhe mafia ndërkombëtare që shpalli ‘non grata’ Sali Berishën vetëm e vetëm se mbrojti interesin kombëtar, e bënë atë në mënyrë të panevojshme, më krenar për qëndrimet e tij, më shumë se kurrë. 
Ata bënë gjithçka me Edi Ramën për ta arkivuar Sali Berishën në banesën e harresës, madje shkuan gjer aty sa tu tregojnë atyre që përmbysën diktaturën më staliniste të Europës, barin që u tregonte Enver Hoxha, por me të gjitha këto dështuan në turpin e tyre të thellë. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...