Berisha: Shqiptarët në këmbë, duan t’i ndryshojnë me çdo kusht drejtimin vendit! Drejtimi i Ramës, zbrazja masive e Shqipërisë

Hënë, 28 October 2024 20:18
 

Lideri i opozitës, Sali Berisha tha se është koha që shqiptarët të ngrihen në këmbë, teksa paralajmëroi se vendit duan t’i ndryshojnë me çdo kusht drejtimin.

Sipas Berishës, Rama kërkon medeomos zbarzjen masive të Shqipërisë, në mënyrë që të ndërtojë parajsën përrallore me fondet dhe pasuritë publike të vjedhura nga ai dhe familja e tij. 

Berisha u bëri thirrje qytetarëve, të ngrihen në revoltë ditën e nesërme, për t’i dhënë mësimin historik narkoqeveritarëve, që me hanxharët e krimit e drogës kanë bllokuar rotacionin e pushtetit. 

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më miqësore, mirënjohjen më të pakufishme ju, qendrestareve dhe qendrestarëve të pamposhtur të kauzës së drejtë të çdo qytetari shqiptar.

Të kauzës së identitetit, të lirisë së shqiptarëve, kauzës së interesit kombëtar.

Të dashur miq, nesër në betejën tonë drejt fitores. Në betejën tonë për përmbushjen e misionit të rikthimit të votës së lirë në Shqipëri, të ndryshimit të pushtetit dhe fitores së opozitës.

Opozita shqiptare në mbarë vendin hidhet e tëra në betejë, merr Shqipërinë në duart e saj!

Nesër, mbarë shqiptarët ngrihen në këmbë për të shprehur zemërimin e tyre, për të shprehur urrejtjen e pakufishme të ligjshme të njerëzve të ndershëm, të njerëzve që jetojnë me mundin dhe djersën e tyre.

Të njerëzve që vidhen sa askush tjetër në Europë. Të njerëzve që shtypen dhe iu rrëmbehet vota.

Të njerëzve që përjetojnë diktaturën, autokracinë të Edi Ramës të bazuar në bashkpunim të ngushtë me krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.

Shqiptarët në këmbë, duan t’i ndryshojnë me çdo kusht drejtimin Shqipërisë dhe kombit tonë. Drejtimi i Edi Ramës, është drejtimi i zbrazjes masive të Shqipërisë.

Drejtimi i Edi Ramës, është drejtimi i ndërtimit të parajsës përrallore me fondet dhe pasuritë publike të vjedhura nga Edi Rama, familja e tij, organizata kriminale që quhet qeveri, Skrapi i partisë dhe organe të tjera të narkoshtetit.

Revolta nesër është revoltë për t’i dhënë mësimin historik këtyre narkoqeveritarëve që vjedhin më shumë se sa kanë vjedhur në kohërat qeveritare të këtij vendi, më shumë se çdo qeveri tjetër në Europë, që me hanxharët e krimit, të drogës ka bllokuar rotacionin e pushtetit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...