Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka ironizuar marrjen në dorëzim të Raport Progresit të KE-së, që iu dorëzua Ramës dhe Spiropali nga ambasadori evropian në Tiranë, Silvio Gonzatto.
Përmes një reagimi në X, Bardhi thotë se Raport Progresi sapo u mor në dorëzim nga ‘Altin Hajri i Bandës së Durrësit dhe Pëllumb Gjoka i Bandës së Shkodrës’, teksa iu referua kështu kryeministrit Edi Rama dhe kryeparlamentares Elsia Spiropali.
Sipas Bardhit, me Ramën e Spiropalin, Shqipëria e Kriminalizuar 2030 është e garantuar.
Reagimi
Ambasadori i BE i dorëzoi Raport Progresin Ramës e Spiropalit, ironizon Gazment Bardhi: Altin Hajri dhe Pëllumb Gjoka morën sot në dorëzim Raport Progresin e KE
Altin Hajri i Bandës së Durrësit dhe Pëllumb Gjoka i Bandës së Shkodrës morën sot në dorëzim Raport Progresin e Komisionit Europian për Shqipërinë. Me ta, Shqipëria e Kriminalizuar 2030 është e garantuar!