Berisha: Masakra e 30 tetorit ishte një histori e licencuar, e organizuar dhe e mbështetur nga banda e partisë dhe policia e saj

Saturday, 02 November 2024 21:30
 

Qytetarët kanë zhvilluar tubimin e radhës në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha.

Kreu demokrat tha se kishte një përshëndetje për qytetarët e Shkodrës që u ngritën mbi terrorin e bandave të qeverisë.
 
Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, më miqësore për ju misionare dhe misionarët e kauzës së drejtë të çdo shqiptari, kauzës së dinjitetit, të lirisë dhe interesit kombëtar.

Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të kësaj tribune të fjalës së lirë që përcjellin çdo natë te shqiptarët të vërtetat që mbulon me vellon e saj të zezë censura e narkoshtetit të Edi Ramës.

Por unë kam sonte përshëndetjen më të përzemërt për qytetarët e Shkodrës, për ata mijëra e mijëra të rinj, të reja, burra dhe gra që sot me marshin e tyre u ngritën mbi terrorin.
U ngritën mbi dhunën shtetërore.

Mbi masakrat e organizuara nga shteti me bandat e tij dhe qëndruan në emër të jetës, të paqes së qytetit, të sigurisë dhe të ardhmes së tij.

Të dashur miq, masakra e Shkodrës e datës 30 tetor, para se të jetë një histori krimi, para se të jetë një histori mafioze, është një histori krimi dhe mafie shtetërore, e para;ajmëruar por e licencuar nga shteti mafioz.

Kjo masakër ndodhi edhe pasi një nga viktimat e saj, i ndjeri Arlind Bushati, 32 vjeç, e kishte paralajmëruar se do të ndodhte.

19 ditë para atentatit, disa kriminelë me pistoleta u përpoqen të shtinë dhe t’i marrin jetën Arlindit tek pinte kafe me shokët e tij. Pistoletat për fat nuk shkrehën. Ky ishte paralajmërimi i masakrës makabre që tronditi Shkodrën dhe Shqipërinë.

Pas atentatit të dështuar, Arlindi denoncoi në narkopolici. Atje kishte dëshmitarë. Mediat e transmetuan ngjarjen.

Por çfarë bëri narkopolicia?

Asnjë masë! Asnjë mbrojtje për Arlindin. Asnjë ndalim për të dyshuarin! Asnjë marrje në pyetje. Sepse ajo ishte një me bandën e partisë.

Sepse ajo nuk është policia e qytetarëve të Shkodrës, por është policia e banditëve të Edi Ramës.

Prandaj masakra e 30 tetorit me tre të vdekur ishte edhe një histori e licencuar, e organizuar, e mbështetur nga banda e partisë dhe policia e saj.

Është historia e një policie po aq fajtore në krim sa ata që shkrehën plumbat mbi Arlind Bushatin, Hamza Licin, Flutura Bashën dhe bashkëshortin e saj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...