Berisha: Këta hajdutë që zhgërryhen me luksin e parave të vjedhura, do të paguajnë qindarkë për qindarkë vjedhjet e tyre

Hënë, 04 November 2024 20:56
 

Lideri i opozitës Sali Berisha, duke iu referuar korrupsionit galopant dhe shpenzimeve marramendëse të mazhorancës socialiste për luksin e tyre persona, theksoi se kanë për ta paguar qindarkë për qindarkë.

‘Këta hajdutë që zhgërryhen me luksin e parave të vjedhura, këta do të paguajnë qindarkë për qindarkë vjedhjet e tyre’, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij te protesta maratonë te ‘Rruga e Shpresës’. 

Berisha: Ky është pra, mashtruesi, hajduti që mendon se mbulon vjedhjet e tij me mashtrime. Mendon se, arrin të mashtrojë punonjësit, qytetarët, arrin të mashtrojë pensionistët dhe me cinizëm tallet me ta.

E vërteta është, se prej 6 apo 7 vitesh që merr taksën e rrugës së kombit, objekti i vetëm i ndërtuar është ajo urë. Nuk ka ndërtuar një km2 në rrugën Milot-Rrëshen.

Ndërton aeroportin më të madh në Ballkan në Vlorë për të gjobitur shqiptarët me tarifën e qindra mijërave biletave të munguara, ndërkohë ka angazhuar televizionet kombëtare në një propagandë të turpshme mashtrimi ku gjysmën e lajmeve ua kushtojnë mashtrimit të qytetarëve dhe lustrës së narkodiktatorit.

Miqtë e mi, në parlament së bashku me qytetarët, së bashku me pensionistët, së bashku me studentët, me të rinjtë do bëjmë një betejë që betejë që parlamenti s’e ka parë për vendosjen e minimumit jetik për çdo shqiptar.

Këta hajdutë që zhgërryhen me luksin e parave të vjedhura, këta do të paguajnë qindarkë për qindarkë vjedhjet e tyre. Parlamenti do të jetë i qytetarëve, ndaj dhe vendosja e minimumit jetik është beteja jonë.

Asnjë shqiptar më pak se 200 euro në muaj! T’ua marrim hajdutëve, t’ua marrim qeveritarëve, t’ua marrim zyrtarëve, narkozyrtarëve, t’ua marrim trafikantëve. T’ua marrim oligarkëve, t’ua kthejmë qytetarëve, t’ua kthejmë pensionistëve.

Është radha, është radha jonë!

Fitore, fitore, fitore!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...