‘Ti i 5-ti, Liri i...’/ Zbardhen mesazhet, si krimi ndikoi që Jurgis Çyrbja të renditej në listë fituese në Durrës

E Enjte, 07 November 2024 18:57
 

Janë zbardhur një pjesë e mesazheve se si njerëz të krimit të organizuar ndikuan që emri i Jurgis Çyrbjas, të renditej në listën e sigurt për deputet i Partisë Socialiste për Qarkun e Durrësit, në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.

Edmond Koçi i njohur si Mond Çekiçi, i ekzekutuar pranverën e 2021 dhe Altin Hajrin, i shumëkërkuar nga drejtësia, u ka kërkuar zyrtarëve të PS që Jurgis Çyrbja të ishte i treti në listën e deputetëve.

Përmes burimeve të besuara për mediat, mësohet përmbajtja e disa prej mesazheve në SKY ECC që Mond Çekiçi, krahu i djathtë i Plaurent Dervishajt, ka shkëmbyer me ish-deputetin e PS, Jurgis Cyrbja në mars të 2021. 

Mesazhet e zbardhura nga SKY ECC:

Edmond Çekiçi: “Tashi sa e mbylla muhabetin tënd. Kam 3 orë me atë. Ia kërkova personalisht. E du unë ketë gjë i thashë. Përveç se e duan të gjithë. Do ja çoj ashtu, tha, ti i pesti, Liri i 7”.

Jurgis Çyrbja i kthen përgjigje: “Ma ngrite moralin. Se na kishte ik mendja”.

Të njëjtat burime konfirmojnë se një tjetër person, ende i paidentifikuar nga SPAK, komunikon me Çyrbjan e ndër të tjera i shkruan:

I paidentifikuar: “Mos humbim qetësinë, po të punojmë fort. Ishalla ndërrojnë mendje C me GJ. I thashë duam J. Po duhet qetësi, po të punojmë fort se u ngjan C dhe GJ sikur krijojmë përçarje”.

Gjatë kohës që negociohet për të zhvendosur emrin e Çyrbjas në listë, në telefonin e këtij të fundit nga i shumëkërkuari Altin Hajri mbërrin lista me emrat e kandidatëve ku emri i deputetit ishte i 7.

Hajri i shkruan Çyrbjas, dhe i thotë se Çekiçi duke nënkuptuar Edmond Koçin është dakord, ndërsa do të fliste me Lentin, që sipas SPAK është Plarent Dervishaj.

Në listën që më pas Partia Socialiste dërgoi në komisionin Qendror të Zgjedhjeve rezultoi se emri i Jurgis Çyrbjas ishte renditur i treti.

Ish-deputeti u arrestua në 20 tetor nga SPAK, tre ditë pasi kishte dorëzuar mandatin. Ai është nën hetim për korrupsion zgjedhor dhe dy akuza të tjera.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...