Berisha: PD do ketë ligjet më të forta për mbrojtjen e familjes. Aleksis Soros do shpallet non-grata përgjithmonë

E Enjte, 07 November 2024 20:01
 

Në ditën e 311 të tubimit qytetar, lideri i opozitës, Sali Berisha tha se me ardhjen në pushtet, në zgjedhjet e ardhshme, PD do ketë ligjet më të forta për mbrojtjen e dinjitetit njerëzore, për mbrojtjen e familjes shqiptare.

Në fjalën e tij, Berisha garantoi qytetarët se ata që luajtën me familjen shqiptare, do përballen me ligjet dhe ndëshkimet përkatëse, kurse doktrinarët e saj, Aleksis Soros, do shpallet non-grata përgjithmonë në Shqipër 

Kjo erë e ekstremistëve amerikanë fryu më shumë se kudo tjetër në Shqipëri.

Edi Rama dhe Erion Veliaj u bënë flamurtarë të eksperimentimit të këtij agresioni moral kundër lirive dhe të drejtave, dinjitetit dhe identitetit njerëzor.
Në të vërtetë, këto përbënin një agresion edhe ndaj orientimeve gjinore, por edhe orientimeve seksuale të individëve.
Imagjinoni ju për një moment të dashur miq, zonja që humbi dje zgjedhjet, ishte zotuar se do financonte ndryshimin e gjinisë në spitale private dhe publike të emigrantëve ilegalë.

A nuk ishte kjo një ftesë për më të varfrit e botës të vërshonin dhe të bënin një operacion që të mund të jetonin në Amerikë?
Ua solla këtë shembull për të qenë të vetëdijshëm se vota pardje e kombit amerikan ishte një votë për vlerat më të arrira të njeriut, dinjitetit të tij, familjes së tij, identitetit të tij.

Ndaj dhe ftoj shqiptarët të mendojnë, ftoj qytetarët e këtij vendi të mendojnë a kemi gjë më të çmuar, më të dashur se familjen?
A mund të pranojmë ne se nëna e baba të quhen numra, 1 dhe 2, pale të dalë edhe një i tretë, as nënë, as baba?
Pra, u ndala pak në këto elementë për të kuptuar rëndësinë historike të asaj vote.

Dhe unë zotohem këtu se PD do ketë ligjet më të forta për mbrojtjen e dinjitetit njerëzore, për mbrojtjen e familjes shqiptare.
Nuk do mundet kurrë të imagjinojë njeri të shuhet fjala nënë dhe baba, fjalët më të dashura të çdo njeriu, t’i zëvendësojë me numra.

Por, ju garantoj se të gjithë ata që luajtën me familjen shqiptare, do përballen me ligjet dhe ndëshkimet përkatëse.
Kurse doktrinarët e saj, Aleksis Soros, do shpallet non-grata përgjithmonë në Shqipëri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...