Masakra në Shkodër/ Berisha: Banda Bajri është autorizuar të pastrojë terrenin për të siguruar mandatin për Ramën

Premte, 08 November 2024 17:05
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën me gazetarët ka akuzuar institucionet shtetërore, se janë pista e vetme e masakrës së Dobraçit në Shkodër. ‘Që ditën e parë, informova shqiptarët se kjo ishte një masakër me licencë qeveritare të Edi Ramës sepse banda Bajri është banda, e cila rrëmbeu mandatin e kryetarit të bashkisë dhe i është betuar Edi Ramës se do i garantojë mandatin në Shkodër me dhunë dhe terror’, tha Berisha.

Gjatë konferencës me gazetarët, kreut i PD-së, Sali Berisha akuzoi Altin Dumanin, se udhëtimi i tij në Shkodër, ishte thjeshtë kthimi kriminelit në vendin e krimit! ‘Pista e vetme e masakrës është shteti’, tha Berisha.

Në konferencën me gazetarët, kryedemokrati Sali Berisha foli edhe për buxhetin e shëndetësisë të parashikuar për vitin 2025. Berisha tha se, ‘ajo që ndodh në Spitalin Onkologjik është aktakuza më e rëndë në rrafshin njerëzor për Edi Ramën’. “PD ka një program në të cilin, shërbimi shëndetësor do të jetë i standardeve më të mira rajonale, dhe dora-dorës do të synojë standardet evropiane”, tha kreu i opozitës në një dalje për mediat gjatë ditës së sotme.

FJALA E PLOTE:

Mirëdita dhe përshëndetje të përzemërt gazetareve dhe gazetarëve të pranishëm në sallë që ndjekin këtë konferencë shtypi, qytetarëve kudo që ndodhen.

Kaluan 10 ditë nga masakra e Shkodrës, në të cilën 4 qytetarë të pafajshëm u ekzekutuan në rrugët kryesore të qytetit në mesditë dhe gjer sot nuk ekziston asnjë pistë për hetimin e kësaj ngjarje, për shkakun e vetëm se pista e vetme është pista shtetërore.

Që ditën e parë, informova shqiptarët se kjo ishte një masakër me licencë qeveritare të Edi Ramës sepse banda Bajri është banda, e cila rrëmbeu mandatin e kryetarit të bashkisë dhe i është betuar Edi Ramës se do i garantojë mandatin në Shkodër me dhunë dhe terror.

Banda Bajri në kundërshpërblim për shërbimet kriminale që i bën Edi Ramës, qeverisë së tij, është autorizuar të pastrojë sipas gjuhës së tyre, terrenin nga çdo lloj vështirësie që mund të ketë për të siguruar mandatin.

Kur unë deklarova se pjesëmarrëse në këtë masakër është Policia e Shtetit, Mondi, i cili u duhej atyre sipas regjistrimeve për të kryer ca punë, Mondi qëndron në krye të vendosjes së narkopolicisë në shërbim të bandës.

Por nuk është vetëm Mondi. Mondi tjetër në krye të ministrisë është një përfaqësues i njërës prej bandave më të rrezikshme të Shqipërisë dhe Ballkanit, i Troplinëve.

Ai është emëruar aty nga banda e Troplinëve për të mbuluar të gjithë veprimtarinë e tyre dhe të ortakëve të tyre në Shqipëri.

Kurse Mondi tjetër famëzi në krye të polici, i implikuar në trafiqe, por edhe në vrasje siç flitet rëndom, përfaqëson bandën e Elbasanit.

Kurrë ndonjëherë krimi nuk ka pasur përfaqësues më të fuqishëm dhe më të shumtë se në qeverinë aktuale të Edi Ramës.

Vetë Edi Rama pohoi se ka qenë përdorues i Encrochat dhe se mund t’i dalë emri kund i cituar.

Dihet se Edi Rama për përdorim SKY ECC, është denoncuar botërisht në mediat më të mëdha të botës, nga ish-partnerja e famëziut McGonigal, pasi ajo thotë se me bisedat e tij të gjata me SKY ECC nuk kishin të sosur me Edi Ramën.

Por, përfaqësues tjetër i botës së krimit në qeveri është Taulant Balla Bego Yaris, një kriminel me dokumente i vërtetuar se është akuzuar për vrasje nga dëshmitarë në sallën e gjyqit.

Me dokumente i vërtetuar se ka ndërhyrë në mënyrë intensive për t’u dhënë tendera bandave.

Me dokumente i vërtetuar se ka liruar, ka urdhër Vath Stakën të lirojë vrasësit e Lulzim Kullës, terroristë që vendosën nën shalën e biçikletës tritolin për ta hedhur atë në erë, por edhe kalimtarë të tjerë.

Udhëtimi i Altin Dumanit në Shkodër ishte dëshmi e kthimit të kriminelit në vendin e krimit, sepse krimet e kryera në Shkodër të gjitha flenë në dosjet që mban në sirtar më i ligj njëqind herë se Nuredini, Altini i prokurorisë speciale.

Pra, siç e shihni, kaluan 10 ditë. Ndonëse Shkodra e di shumë mirë edhe dorasin, edhe porositësin, por këto po i mbyll Altin Dumani, po i mbyll Mondi i Sulës, po i mbyll Proda i bandave, Hoxha i bandave dhe Edi Rama që i ka licencuar.

E konsiderova të domosdoshme të paraqes para medieve dëshminë tjetër sot pas 10 ditësh asnjë pistë, sepse pista e vetme është shteti.

Dua t’i rikthehem përsëri buxhetit, të nderuar gazetarë dhe të dashur qytetarë, sepse ky është buxheti i vjedhjes më të madhe në historinë tonë kombëtare.

Do ndalem vetëm në dy-tre momente.

Buxheti i shëndetësisë dhe arsimit së bashku janë gjithsej 5.4 përqind të GDP-së.

Ndërkohë që premtimi i mashtruesit Edi Rama në krye të herës ka qenë për një buxhet për arsimin prej 5 përqind.

Por të lësh një buxhet prej 2.9 përqind për shëndetësinë dhe të lësh të sëmurët që mund të shërohen, që mund të jetojnë shumë vite më shumë, pa mjekimet bazë, siç ka ndodhur në Spitalin Onkologjik dhe jo vetëm, duke pasur të gjitha mundësitë për t’i siguruar ato, përbën një krim të vërtetë kundër njerëzimit.

Ju jeni dëshmitarë se çfarë gjendje katastrofale, çnjerëzore, ekziston në Spitalin Onkologjik, qendër e vetme e trajtimit të të sëmurëve me neoplazira në Shqipëri.

Ndonëse kjo sëmundje, për nga graviteti i tejkalon të gjitha grupet e tjera. Për nga pesha, renditet e treta në shkallë kombëtare.

Për këtë sëmundje Shqipëria paguan gjithsej 55 mjekë rrogëtarë, ndërkohë që një shërbim onkologjik mbarëkombëtar duhet të bazohej, ose duhej të kishte të paktën minimumi një numër mjekësh 4 herë më shumë se sa sot.

Mos harroni se normalisht Shqipëria duhet të ketë të paktën 4 mijë mjekë.

Ajo që ndodh në Spitalin Onkologjik është aktakuza më e rëndë në rrafshin njerëzor për Edi Ramën, Ogerta Manastirliun, Korbën e Kovidit, siç e quan rëndom populli, për drejtuesit e qëndrës spitalore dhe Spitalit Onkologjik.

E pashembullt në botë.

U them ju, ndjej një keqardhje shumë të madhe se jam i vetëdijshëm se ata mjekë, ata infermierë derdhin lumenj djerse, por disa prej tyre kanë pësuar një shkarje të tmerrshme dhe kanë rënë në kthetrat e mafies më të zezë, se nuk ka mafie më të zezë se ajo e bluzave të bardha.

U them këtyre zonjave dhe zotërinjve, se me mesazhet e tyre të publikuara në shtyp, do mund të prodhohej filmi më horror i kohërave për bluzat e bardha.

Ndaj dhe dënoj me forcën më të madhe këtë situatë katastrofale në Spitalin Onkologjik, por ju garantoj se ekzistojnë një seri spitalesh të tjera, ku mund të diagnostikohesh, por procedurën e mjekimit do shkosh ta paguash diku tjetër, ndonëse ekziston çdo mundësi për t’u bërë në publik.

Të gjitha këto se paguhet ministrja, paguhet Edi Rama, paguhen drejtuesit.

Një mafie e urryer.

Nuk ka mafie të mirë, por këta janë mafia më e keqe që sillen në këtë mënyrë.

Nuk ka dyshim se PD ka një program në të cilin, shërbimi shëndetësor do të jetë i standardeve më të mira rajonale, dhe dora-dorës do të synojë standardet evropiane.

Se buxheti do dyfishohet dhe se do bëhet gjithçka që edhe në sëmundjet neoplazike, të kapet prognoza e vendeve më të mira, me diagnozë të hershme, më mjekim korrekt, me mjekim efiçent dhe të gjitha mjetet e duhura që duhen për mjekimin e këtyre sëmundjeve që sot janë të shumta.

Sot këto janë sëmundje plotësisht të mjekueshme, janë sëmundje me një përqindje të mirë të rasteve të shërueshme, por kërkojnë mjekim korrekt, kërkojnë një betejë të vendosur.

Arsimi gjithashtu është në degradim.

2.6 përqind për fëmijët e Shqipërisë përbën përqeshjen, përtalljen më të madhe.

Në qoftë se ka një sektor që ka marrë certifikatën botërore të rrënimit në Shqipëri është sistemi arsimor.

Rënia në testin e cilësisë, në vlerësimin e PISA-s me 68 pikë është rënia më e madhe se e çdo vendi tjetër në planet.

Dhe me gjithë këtë rrënim që i bëri arsimit më korrupsionin e vet ish-Linda e parlamentit, Linda e ministrisë dhe pasardhësja e saj, tani dërguan aty Korbën e Kovidit për t’i dhënë ‘colpo di grazia’ dhe i caktoi një buxhet qesharak.

Garantoj mësuesit, garantoj shqiptarët, prindërit, nxënësit se buxheti i arsimit do dyfishohet.

Se ashtu sikundër në periudhën e qeverisë së PD, cilësia e arsimit në testin PISA pati ngjitjen ndër më vertikalet, nuk them se arritëm nivelet që donim, por ngjitja ishte ndër më vertikalet, se e gjetëm shumë poshtë, përsëri do i kthehemi rritjes së arsimit, me synimin më madhor, një arsim me cilësi dhe nivel më bashkëkohor.

Image

PYETJE PERGJIGJE ME GAZETARET

Osman Stafa, News24: Në fakt, z.Berisha në buxhetin e vitit 2025 për shëndetësinë të cilin e kam lexuar për sa i përket onkologjisë, nuk parashikohet asgjë për sa i përket sigurimit të nevojshëm të të gjitha barnave të cilët ata janë pacientë dhe vuajnë nga kanceri të mos kenë më mungesa, sikundër kanë patur në mënyrë të frikshme 5 vitet e fundit nga komunikimet e mjekëve të cilat i kam publikuar. 

E dyta, nuk ka asgjë sa i takon një petskani, i cili është jashtëzakonisht shumë i nevojshëm për pacientët të cilët vuajnë nga kanceri dhe bëjnë që aktualisht në mungesë, duke qenë se shëndeti publik nuk e ka, pacientët shkojnë në privat ose ikin jashtë Shqipërisë.

Dhe po ashtu, dy akserelatorë linearë të ciëlt janë aktualisht në onkologji nuk përballojnë dot numrin e lartë të pacientëve që do duhet të marrin rreze e për pasojë edhe prishen.

A ka PD një propozim konkret z.Berisha për projektbuxhetin e vitit 2025, i cili është në diskutim për ta bërë në Kuvendin e Shqipërisë, teksa po flasim për njerëz të cilët luftojnë fort për jetën e tyre dhe në fakt shteti aktualisht, nga ato se çfarë janë publikuar deri më tani i ka lënë baltë.

Sali Berisha: Në fakt, jo i ka lënë në baltë, por i ka vjedhur njëlloj si Tanardie në Vaterlo, që vidhte të plagosurit etj me radhë. Kjo mungesë e tmerrshme ilaçesh, ky qëndrim ndaj mjeteve të mjekimit, vjen nga psikologjia kriminale e hajdutëve.

Dhe asgjë nuk justifikohet nga pamundësia, nga mungesa e fondeve. Njëherë në radhë të parë Osman, të përgëzohej publikisht se kë bërë një nga investigimet, do të thosha më të rëndësishme dhe më të dobishme për shoqërinë shqiptare. Ke nxjerrë në pah një situatë që shkon përtej imagjinatës njerëzore, aty ku të sëmurët, prindërit, familjarët dorëzojnë besimin, jetën e njerëzve të tyre.

Kështu që në këtë buxhet, ne do bëjmë çdo kalkulim në mënyrë që buxheti i këtij spitali të garantojë të gjitha fondet, jo vetëm për të gjitha kategoritë pa përjashtim të ilaçeve, dhe nuk mund të ketë kurrë ilaçe që nuk merren nga këto të sëmurë dhe që përdoren në spitalet publike të vendeve të BE.

Por, dhe për të gjitha aparaturat. Është dramatike që PET-SCAN, të cilin ne e sollëm në mos gaboj mbi 12-13 vite më parë në Shqipëri, të mos ekzistojë, dhe i teknologjisë më të fundit, në Spitalin Onkologjik ku ka përdorimin më të madh.

Në lidhje me akseleratorët. Akseleratorët janë importuar gjatë qeverisë së mëparshme. Dhe në rast se u kujtohet, Edi Rama shkoi dhe inauguroi bunkerin e instalimit të tyre në onkologjik. Nuk ka diskutim se do importohen të tjerë, dhe do importohen me përparësi dhe do insistojmë që në buxhetin e këtij viti të parashikohen edhe të paktën dy akseleratorë të tjerë. Nuk e di sa kushtojnë tani, në kohën tonë kur i kemi marrë, kanë qenë rreth 3 milionë euro. Le të jenë sa të jenë, ata do blihen.

A e dini çfarë kanë bërë me buxhetin? 15 përqind të buxhetit ia kanë dorëzuar Lubi Ballukut, e cila Unazën e Tiranës që ndërtohet prej 15 vitesh, nga viti 2010-2013 ne kemi ndërtuar tre lotet e para, Unaza e Tiranës që ndërtohet prej 15 vitesh, sot është në gjysëm. Dhe këtë gjysëm, Lubi Balluku e ka ndarë në 14 kontrata. A e kuptoni apo jo ju? Dhe çmimi shkon 16 milionë euro kilometri nga 1.6 milionë euro që kushton autostrada 27 metra në Kroaci. Pra, nuk ka dyshim që ne do plotësojmë çdo nevojë të këtij spitali dhe të spitaleve të tjera.

Osman Stafa, News24: PD, grupi parlamentar i saj ka marrë vendim për të qenë në Kuvendin e Shqipërisë dhe për të debatuar, diskutuar për buxhetin. A është ky vendim i PD i vlefshëm vetëm për buxhetin dhe më pas do të vijoni mosbindjen në Kuvendin e Shqipërisë? Dhe si do të vijojë mosbindja e PD në terren?

Sali Berisha: Ka pasur një keqkuptim, keqkuptimi ka qenë që nuk ka asnjë vendim të PD për bojkotin e seancave të parlamentit dhe në rast se i rikthehemi, ju e dini që deputetët tanë që nuk kanë qenë të përjashtuar kanë shkuar në çdo seancë, por janë bllokuar tek dera në mënyrë të paligjshme. Nuk ka patur asnjë vendim edhe njëherë, që të braktisë, që të bojkotohet parlamenti, gjë që mund të merrej, por nuk është marrë.

Ka pasur një vendim kur u bë përjashtimi i 24 deputetëve, ajo pastaj vështirësoi krejtësisht pjesëmarrjen në komisione dhe këto u bojkotuan. Anulimi i vendimit nga Gjykata Administrative rikthej deputetët edhe në komisione. Pra nuk duhet ti marrim gjërat, sikundër nuk janë. Pra nuk ka pasur vendim.

Së dyti e konsideroj shumë të rëndësishme që deputetët për buxhetin të thonë fjalën e tyre edhe në parlament, sepse taksapagues është edhe populli opozitar, sepse interesat e qytetarëve në rastin e buxhetit është shumë specifike dhe do ti mbrojmë edhe në parlament.

Ne jemi të detyruar të dërgojmë amendamente për këto dhe nuk besoj se, PD do të kishte mirëkuptim nga qytetarët nëse ajo debatin për buxhetin nuk e bënte edhe në parlament. Thënë këto, nuk lëviz asgjë nga mosbindja civile. Ju garantoj me përgjegjësi të plotë këtë. Ajo do të vazhdojë në rrugë, sheshe dhe kudo.

Osman Stafa, News24: Tashmë është fakt, presidenti i ri i SHBA do të jetë Donald Trump. Ju keni akuzuar në fakt administratën amerikane të qeverisjes së kaluar se nongrata juaj ka qenë e lidhur me lobingje të Sorosit dhe jo vetëm ndikuar nga qeveria shqiptare. A pret z. Berisha tashmë nën qeverisjen e një partie tjetër në SHBA dhe nën qeverisjen e Donald Trump t’i hiqet nongrata?

Sali Berisha: Nuk kam akuzuar unë. Unë në krye të radhës i kam shkruar letër sekretarit Blinken se ky vendim bazohet në lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe Xhorxh Sorosit. Dhe unë të garantoj se në atë kohë nuk dija asgjë për afrinë e madhe familjare të sekretarit Blinken me Xhorxh Sorosin. Por koha provoi se jo vetëm Edi Rama dhe Xhorxh Soros, por në këtë lobim korruptiv, një rol shumë aktiv ka luajtur McGonigal.

Unë nuk kisha dëgjuar për këtë njeri, por kjo tashmë është e vërtetuar plotësisht.

Mirëpo çfarë ndodh?

McGonigal është dënuar 2 vite e 4 muaj sepse u korruptua nga Edi Rama, kurse korruptori i McGonigal mbrohet nga Peng-Dumani, që në çdo ligj të botës është i detyruar të marrë dosjen e gjykatës amerikane dhe ta dërgojë në gjykatën shqiptare për dënimin e Edi Ramës. Por ky mercenar pa ligj dhe moral, vazhdon dhunimin e ligjit, Kushtetutës dhe detyrës.

Pra, nuk jam unë, është e vërtetë kjo.

U bë një grusht shteti kundër opozitës shqiptare. Ajo nuk duhej të ekzistonte si përfaqësuese e popullit opozitar, por si një vasale e Edi Ramës. Ky ishte qëllimi. Më kanë pyetur gazetarë shumë herë për këtë punë, edhe për zgjedhjet e vitit 2021. Çfarë kam deklaruar unë për zgjedhjet e vitit 2021? Kam deklaruar se vota vdiq pa hyrë në kuti.

Por ai që duhej të mobilizonte opozitën dhe PD për t’i dalë zot, ai kishte bërë marrëveshjen e fshehtë për të qeverisur së bashku me Eid Ramën, por një pengesë që ekzistonte ishte Sali Berisha. Dhe pasi dështuan ta sanksiononin pse mbrojti interesin kombëtar të Kosovës dhe nuk guxuan t’ia dorëzojnë Mike Pompeos, por me korruptorë të Xhorxh Soros në Departamentin e Shtetit i përgatitën gjerat dhe nuk i dërguan, kthyen pastaj dosjen e McGonigal dhe sanksionuan duke besuar se do mund ta arkivonin apo do mund të strehonin në banesën e harresës.

Koha provoi se dështuan. Opozita shqiptare u ngrit pavarësisht grushtit të shtetit që përbën një njollë të zezë në historinë e atyre që e organizuan. Nuk ka dyshim se rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, më i jashtëzakonshmi në historinë e rikthimeve, shënon një arritje të madhe për kombin amerikan, i cili përjetoi këto vite agresionin sorosian dhe të ekstremit të majtë, të shprehur me politizimin e turpshëm, të skajshëm të drejtësisë, të financuar nga Xhorxh Soros. Me persekutimin ekstrem të kundërshtarëve politikë, të shprehur me agresionin ndoshta ndër më të mëdhenjtë në histori kundër identitetit të njeriut.

Shpëtimtare për SHBA, por edhe për botën e lirë, ishte fitorja e Donald Trump dhe goditja që ai i dha monstrës së njerëzimit, Xhorxh Soros dhe doktrinës së tij. Shënon një rikthim të vlerave në SHBA. Amerika rikthehet në vlerat e saj dhe uroj që PD, një parti e madhe në histori të shpëtojë nga kthetrat në histori e një njeriu që ka kryer krime kundër njerëzimit, kryespekulatori dhe kryecensori i botës, Xhorxh Soros. Ndjehemi shumë më të motivuar sot që qëndruam kundër këtij Kovidi të moralit njerëzor. E bëra këtë analizë se problemi nuk është te Sali Berisha, por është universal. Është për njeriun e lirë, për shoqërinë e lirë në botë.

Por nga ana tjetër, nuk ka dyshim që kam besim të plotë se goditja që morën në SHBA ekstremizmi i majtë, i udhëhequr nga Xhorxh Soros, do vijë edhe në Shqipëri, pasi nuk do mbështeten më siç janë mbështetur. Ju lutem zotërinj, kujtoni vetëm Donald Lunë. Në kulmin e kanabizimit të Shqipërisë, dilte përkrah Saimir Tahirit dhe përgëzonte policinë për rezultate të shkëlqyera kundër drogës.

A nuk ishte kjo një mbështetje e hapur për narkoshtetin, bazuar në doktrinën e Xhorxh Sorosit, që ndërmerrte rezoluta në OKB për të ndërprerë luftën kundër trafikimit të drogës? Dhe i njëjti njeri, kur do akuzohej nga antimafia italiane Saimir Tahiri me dokumente zyrtare, do u thoshte shqiptarëve se ju jeni mësuar me procese politike në kohën e komunizmit.

A nuk ishte Juri Kim që riktheu në Shqipëri kulturën e mohimit me ekspozitat që bënte në kremtimin e 100-vjetorit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane?

Për ne nuk ishin habi se i kishim përjetuar në diktatura, por që t’i paraqiste ambasadorja amerikane, ishte turpi i dheut. Kështu që SHBA shpëtuan vetë në radhë të parë, kombi shqiptar shpëtoi dhe po shpëtoi ai, është garant për sigurinë, por ka vlerë shumë të madhe edhe për vlerat universale jo vetëm në Amerikë, por edhe në botë.

Ndaj PD, parti aleate e Partisë Republikane, qëndroi publikisht dhe e hapur në anën e saj kundër të gjithë demonizimeve dhe paragjykimeve që bënte makineria propagandistike mashtruese ndaj kandidatit të saj dhe kandidatëve të saj.

Ermal Rizaj, SYRI TV: Pritet që këto dy javë të jenë dy javët më të nxehta e debatit për buxhetin. Në qoftë se amendamentet që ju do të dorëzoni dhe po i përgatisin ekspertët e PD nuk merren parasysh, si do e pengojë opozita miratimin e këtij buxheti pasi kemi për ndër vite që kush është në qeveri e kalon buxhetin. Pra do të kemi një front në drejtimin e debateve në komisione për buxhet për të denoncuar ku kanë shkuar paratë, apo do të ketë edhe një mënyrë tjetër?

Sali Berisha: Në rast se ju kujtohet, buxheti i vitit të kaluar u bë famoz në mbarë botën, se u votua për 5 minuta. Pra mori damkë përfundimtare nga opozita. Akoma nuk mund të them se cila do të jetë taktika, por taktika jonë do të synojë, transparencë të plotë, mbrojtje e interesave të qytetarëve shqiptarë dhe reagim adekuat ndaj hajdutëve, që kanë ndarë vetëm për Lubinë 15% të shpenzimeve të buxhetit në Shqipëri, 2.5 herë më tepër se për arsimin dhe shëndetësinë.

Pa le që bujqësia nuk figuron askund.

Anisa Kadesha, RTSH: Ju jeni shprehur se do t’i drejtoheni Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi. Çfarë synon iniciativa juaj?

Sali Berisha: Komisioni i Venecias është komisioni me ekspertizën më të çmuar dhe më të madhe në botë në fushën e ligjeve, kushtetutës dhe të drejtave. Ne arritëm ta përfshijmë këtë komision dhe kushtëzuam çdo gjë me rishqyrtimin e projekteve Lu-Vlahutin-Rama-Xhafaj e me radhë, se tani ky ju tregon amerikanëve edukatën e tij. Por e vërteta është se, ishin ata që imponuan në emër të Xhorxh Sorosit këtë reformë, bashkë me zonjën Vlahutin, me lidhje shumë të errëta, obskure.

 Pra ky problem pasi u devijua totalisht nga Komisioni i Venecias. Komisioni i Venecias ka qenë profetik në parashikimin e këtyre që ndodhin sot.

Qeveria e PD, nuk synon kurrë një drejtësi të kontrolluar prej saj. Autoparlantëve të qeverisë që thonë se, sistemi i drejtësisë kontrollohej edhe më parë, u them të lexojnë Ëord Justice Project. Po ju rikujtoj disa shifra. Gjatë periudhës së qeverisë, Gjykata Kushtetuese kishte dhënë të paktën 30 e ca vendime kundër qeverisë. Ky ishte kontrolli që ushtronim ne në Gjykatën Kushtetuese.

Në të gjitha proceset kundër qeverisë, qytetarët fitonin 70% të gjyqeve, kurse sot afërmendshi tregon se të gjitha i fiton ai, pasi gjykatësit i regjistron dhe shkon i mban peng me regjistrimet që u bën.

Natyrisht, shtet ligjor, demokraci pa drejtësi të bazuar në ligj e kushtetutë nuk ka dhe nuk mund të ketë. Ne do ti rikthejmë Shqipërisë drejtësinë. Mbyllet kështu një nga kapitujt më të zi në historinë botërore të korrupsionit, pseudoreforma e drejtësisë në Shqipëri dhe të dalë ta lavdërojë kush të dojë, por një kalbësirë të korruptuar, kurrë gjallë nuk mund ta mbajnë për kohë të gjatë, vetëm se do të përlyhen për vete ata që e mbrojnë.

Mariglen Kume, MCN: Së fundmi, nga dita e djeshme dhe sot po riqarkullojnë disa informacione nga mediat online se Gjykata e Posaçme ka firmosur masë sigurie ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. PD, si subjekt që ka bërë denoncime dhe ka depozituar kallëzime në SPAK për çështjen në fjalë, a ka informacion në lidhje me këtë dhe si e vlerësoni?

Sali Berisha: Nëse ndodh një gjë e tillë, ndodh sepse e urdhëron Edi Rama. Ata që kanë jetuar në diktaturë, e kanë shumë të qartë që nuk ishte mëkati dhe krimi që i dënonte ofiqarët e lartë. Kishte vetëm një arsye, besnikëria ose jo ndaj diktatorit.

Problemet e brendshme mes Edi Ramës, Linda Ramës dhe Erion Velisë, dua të shtoj këtu se Linda tani është një faktor, pak a shumë ngjason me Elenën, në kuptimin që ajo, meqenëse Çaushesku ishte elifmatrak në dijeni, kishte një arsim partie, ajo kryesonte institutin e kimisë se ishte shkencëtare e shquar dhe natyrisht bënte ligjin.

Në këtë mënyrë, edhe zonja Rama merret me tendera, jo vetëm me tendera, por përdor gjobëvënësin e Bolinos për të nxjerrë fatura për Arben Ahmetajn të hoteleve, se i kishte paguar hotelin, ndërkohë biletat e Ahmetajt kushtonin se sa kushtonin biletat e Edi Ramës në stadiumin e Nju Jorkut.

Pra, Arben Ahmetajn mercenar Dumani desh ta arrestonte për pagesat e netëve të fjetjes dhe biletat e avionit, kurse Edi Ramës i thotë lepe-peqe.

Nëse vepron ndaj Erion Veliajt, e bën me urdhër të Edi Ramës dhe jo për ligjin.

Erion Veliaj, Engjëll Agaçi, Edi Rama prej të paktën dy vitesh duhej të ishin në qeli.

Janë dhënë 130 milionë euro, nuk ekziston as nam dhe nishan, sepse të gjitha kanë përfunduar në kontot bankare të Edi Ramës, Erion Veliajt e me radhë.

Kjo është historia. Tani se si e kanë kiminë ata me njëri-tjetrin nuk e di atë punë.

Isa Myzyraj, OraNews: Ju, edhe sot siç keni bërë në fakt muajin e fundit dhe vitin e fundit po sulmoni sistemin e drejtësisë, reformën në drejtësi. Sipas një barometri të sigurisë të qershorit të vitit 2024 de për hir të së vërtetës sipas sondazheve të gjitha serioze, 2/3 e Republikës së Shqipërisë e mbështesin strukturën e posaçme antikorrupsion, ndërkohë që kjo strukturë ka dhe mbështetje të pakursyer nga faktori ndërkombëtar. A mendoni se lidershipi i PD duhet të jetë më i kujdesshëm për atë çfarë mendon populli, pasi nga njëra anë ju pretendoni që përfaqësoni popullin por i sulmoni kundrejt vullnetit të popullit këto struktura?

Sali Berisha: Në një nga shtetet e SHBA-së, Ioëa, tradicionalisht republikan 4 ditë para zgjedhjeve, pollsterja me emrin An Selcer, botoi sondazhin e saj dhe këtë sondazh, ajo u tha amerikanëve se në mënyrën më paradoksale, më del se Donald Trump është me 44 pikë dhe Kamala Harris është 3 pikë para tij me 47. E vërteta është se e përdorën këtë sondazh për fat të keq, të gjitha mediat amerikane kundër Trump.

I dhanë hapësirën më të madhe. Dhe kur dikush e sulmoi, iu përveshën atij se si guxon të sulmosh ti më të respektuarën e sondazheve. Mirëpo kur sondazhi u kthye në popull, çfarë ndodhi? Doli se populli i Ioëa-s 57 për qind votoi për Donald Trump, 43 për qind votoi për Harris. Diferenca pra 14 pikë.

Pse ta thashë unë këtë ty, me lutjen më modeste mos i beso kurrë sondazhet që meritojnë vetëm një gjë, dizifiktimin e studion pasi ikën. Sepse janë instrumente të tmerrshme të mashtrimit publik. Unë ju dhashë ju vetëm shembullin e fundit, por unë kam shembuj më të mëdhej se ky.

Merr ti sondazhin ku thotë se vetëm 8%, në paturpësi absolute, kalon në histeri vetëm 8 për qind e qytetarëve mbështesin veprimtarinë e opozitës. Më fal çfarë po bën opozita. Opozita si kurrë më parë po përballet me fakte, me dokumente me të dhëna, po denoncon vjedhje pas vjedhje, skandal pas skandali, lidhje krim mbas krimi, ç’po bën tjetër opozita, vetëm po jep alternativën e vet.

Po si mund të mendojnë të fyejnë shqiptarët me rezultate të tilla. Nuk kuptojnë se janë bërë turpi i dheut dhe unë i them atij, zotërisë i cili për hir të së vërtetës, dua të them, personi që qëndron pas është i respektuar, por të kontrollojë ata që e bëjnë, sepse turpëron veten, turpëron betejën e njeriut për të vërtetë.

Të thuash ti se 2/3 mbështesin drejtësinë politike, nuk ka gjë më të pavërtetë. Është e vërtetë se në psikologji, koka e turkut funksionon, por detyra e sondazhit është të mos servirë si të vërtetë kokën e turkut, por opinionin e vërtetë. Prandaj ato janë vetëm trillime. Të garantoj se sondazhe të tjera tregojnë se shumica e shqiptarëve nuk aprovojnë kurrë drejtësinë politike të Edi Ramës, mercenarizmin e Altin Dumanit, Arben Krajës, etj., me radhë.

Përsa i përket komunitetit ndërkombëtar, gjithmonë kam respekt të veçantë, por jashtë teorisë së gabimeve nuk del askush dhe ky komunitet ndërkombëtar të siguroj, se një gabim madhor ka në mbështetjen një dështimi, reformës së dështuar në drejtësi të Xhorxh Sorosit. Këtu kam unë dokumentet e marrëveshjes famëzezë Dobrusha-Shtylla, Soros-Parlament, janë dhe nën influencën e Xhorxhit, por kjo influencë shpresoj që gradualisht të tretet dhe unë gjer sa të kem fuqi e mundësi, do luftoj që veprimtaria politike e Xhorxh Sorosit të ndalohet me ligj nga kongresi i Shteteve të Bashkuara, të ndalohet me ligj nga parlamenti Europian në Europë.

Është kryekorruptori i botës, blerësi i politikanëve, i neveritshmi i politikanëve në të 4 anët e planetit dhe censor i pamëshirë.

***

Ju falënderoj.

Dhe njëherë e nis me fjalët që hapa konferencën.

10 ditë pas masakrës, faktojnë se pista e vetme është pista shtetërore.

Banda e qeverisë, e licencuar nga Edi Rama për vrasje dhe masakra me qëllim që t’i sigurojë atij mandatin e krimit në Shkodër.

E mbështetur fuqishëm nga Mondi që i duhet për të kryer ca punë, Mondi tjetër në krye të ministrisë dhe Mondi tjetër në krye të policisë.

Me këtë rast i ftoj shqiptarët të bashkohemi në këtë betejë se vetëm mosbindja civile është rruga drejt qeverisë teknike, zgjedhjeve të reja dhe rotacionit.

Do bëjmë gjithçka si sot e tutje, që të nxjerrim në dritën e diellit të gjitha vjedhjet e tmerrshme të këtyre hajdutëve të pashembullt.

Por kërkohet kontributi i çdo njeriu.

Ftoj forcat politike, të gjithë ata që konsiderojnë Edi Ramën dhe qeverinë e tij të keqen më të madhe të këtij vendi, që besojnë se nën narkoshtet shqiptarët nuk kanë të ardhme, por vetëm rrënim, t’i bashkojmë forcat.

Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...