Inceneratori i Elbasanit, Apeli i GJKKO rrit dënimin për Lefter Kokën e Alqi Bllakon

Premte, 08 November 2024 17:10
 

Apeli i GJKKO-së ka marrë vendimin për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllako dhe të pandehurit e tjerë që akuzohen si të përfshirë në aferën e inceneratorit të Elbasanit.

Apeli i GJKKO shton dënimin për Lefter Koken dhe Alqi Bllakon në lidhje me Inceneratorin e Elbasanit.

Apeli i shpall fajtorë edhe për shpërdorim detyre, vepër për të cilën nga shkalla e parë kishin marrë pafajësi.

Togat e zeza vendosën për Lefter Kokën me 10 vite burg me gjykim të shkurtuar 6 vite e 8 muaj.

Alqi Bllako shpallet fajtore dhe dënohet për shpërdorim detyre me 4 vite burg me gjykim të shkurtuar 2 vite e 8 muaj.

Për të pandehurit e tjerë u la në fuqi vendimi i shkallës së parë.

Vendimet janë si më poshtë:

Klodian Zoto – 10 vite burg, gjykim i shkurtuar   6.8

Mirel Mërtiti -10 vite, gjykim i shkurtuar 6.8

Stela Gugallja- 7 vite, gjykim i shkurtuar 4.8

Pëllumb Abeshi- 4 vjet, gjykim i shkurtuar 2.8

Bardhyl Cabiri- 2 vite

Jonida Zeqo- 4 vite, gjykim i shkurtuar 2.8

Serafin Papa- 1.4 burg

Login to post comments