I pyetur në lidhje me sigurimin e votës së diasporës, lideri i opozitës Sali Berisha deklaroi se, po bëhet gjithçka që kjo votë të mos preket nga qeveria, ndërsa theksoi se, ka informacione se që tani ka nisur blerja e votës së diasporës dhe ftoi qytetarët për ta denoncuar.
‘Ekipi po punon për rregullat më transparente dhe më të sigurta për votën e diasporës.
Dhe i siguroj emigrantët tanë, diasporën, shqiptarët jashtë vendit se PD do përcaktojë rregullat më të qarta.
Sikundër theksoj se më vijnë sinjale se kanë filluar blerjen e votës që tani, dhe ftoj shqiptarët ta evidentojnë këtë akt dhe ta denoncojnë qoftë në komunitetin ku janë, qoftë në Shqipëri, sepse e them se Edi Rama nuk do lërë mjet pa përdorur për të siguruar mandatin pasi e di se veprat e rënda penale që ka kryer i kushtojnë atij pjesën tjetër të jetës’, tha Berisha.