Fundi i sondazheve, këtij prostituimi politik dhe gëbelsizëm propagandistik të neveritshëm!

Diel, 10 November 2024 11:54
 

Nga Petrit Vasili

Tashmë sondazhet janë bërë nje komedi kaq e shëmtuar sa herë që shfaqen sa pa as më të voglin dyshim nuk meritojnë më as ti pështysh e jo më ti komentosh.
Sa herë që pushtetet në fuqi nuk bindin dot as me programet, as me aksionet apo veprimet e tyre atëhere hedhin me vrap një thes sondazhesh kryekëput mashtruese për të sugjestionuar opinionin publik.

Pra jane kthyer në një prostituim politik dhe gëbelsizëm i kohëve te sotme, ku kundrejt pagesave të majme trusnohet publiku me propagandë mashtruese.
Pa asnjë lidhje me metodat shkencore dhe zbatimin e tyre me seriozitet shkencor, sondazhet tashmë janë shnderruar në ca mbeturina, që vetëm qelbin ambientin shoqëror në favor të pushteteve si dhe kanē shkatërruar këtê instrument hulumtimi duke e kthyer totalisht në një atavizëmantishkencë.

Qindra e qindra ngjarje politike por edhe shoqërore i kanë diskredituar totalisht sondazhet e paguara, që mjerisht tashmë janë kthyer në epidemi.
Por fitorja e Trump ishte shuplaka më e tmerrshme, që sondazhet kanë marrë ndonjëherë.

Parashikimet e qindra sondazheve në Amerikë, por edhe të ndonjë sondazhi qesharak në Shqipëri për rezultatet, ishin qe fitorja do të ishte tepër e ngushtë dhe Harris kishte një epërsi të lehtë ndaj Trump.

Rezultati final zyrtar eshte Trump 312 vota dhe Harris 226.

Fitorja e Presidentit Trump ishte shumë e thellë, shumë e qartë dhe tërësisht dërrmuese.

Po qindra e qindra sondazhet ku përfunduan??

Po parashikimi i tyre i turpshëm antishkencë ku përfundoi?

Po financimi i tyre ku përfundoi?

Edhe në Shqipëri të njëjtat sondazhe të neveritshme shohim thuajse çdo javë.

Sondazhe në Shqipëri të paguara e të stërpaguara nga plehra, inceneratore dhe nga pushteti na tregojnë se populli na qënka "shumë i lumtur" me Ramën dhe qeverinë se këta i grabisin dhe i vjedhin me korrupsion, se krimi kërcet në mes të ditës, se për shëndetësinë paguajnë nga xhepi, se pensionet janë mizerabël, se arsimi është përtokë, se rrogat janë më të ultat, se prona ju rrëmbehet në mes të ditës dhe se qindra mijra shqiptarë largohen çdo ditë nga Shqipëria.

Sondazheve këtij prostituimi politik dhe gëbelsizmi propagandistik ju erdhi fundi edhe në Shqipëri.

Miq dhe qytetarë sa herë t'i shihni kthejuni shpinën dhe përbuzini, këtë meritojnë prostitutat gëbelsiane!!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...