Berisha: Nuk do ketë rritje të rrogave të larta! Ta harrojë kush se do marrë 7 mijë euro siç merr sot organizata kriminale e skapistëve

Hënë, 11 November 2024 17:08
 

“Ne jemi përcaktuar për vendosjen sa më shpejt të rrogës minimale 500 euro për çdo të punësuar”, tha lideri i opozitës Sali Berisha.

Berisha: Ju falënderoj për pyetjet dhe njëherë siguroj qytetarët se PD-në, shtylla më themelore e programit do të jetë shtylla e ekonomisë, pra e ndryshimit të shpejtë të gjendjes së tyre ekonomike. 

Ne jemi përcaktuar për vendosjen me urgjencë të minimumit jetik prej 200 eurosh për çdo shqiptar.

Ne jemi përcaktuar për vendosjen sa më shpejt të rrogës minimale 500 euro për çdo të punësuar.

Avancimin në rrogën mesatare në 1200 euro.

Jo rritje të rrogave të larta, përkundrazi ta harrojë kush se do marrë 7 mijë euro siç merr sot organizata kriminale e skapistëve. Jo, absolutisht, me dylbi do i shohin.

Nuk do ketë maksimale në Shqipëri më të madhe se 4 rroga mesatare.

Shenjtëria e tij, Papa Françesku, tre javë më parë uli rrogat e kardinalëve, dhe çdo kardinal i Vatikanit merr 30 përqind më pak se Altin Dumani me ish-xhelatin e Sigurimit të Shtetit, Arben Kraja, etj.

Imagjinoni ju, shteti mijëravjeçar, nga më të pasurit në botë.

Pra, do marrin fund këto histori.

Nga ana tjetër, nuk do ketë më mungesa ilaçesh në spitale.

Dhe ai që do mendojë të lërë të sëmurët në Spitalin Onkologjik apo të sëmurët në spitalet e tjera pa mjetet bazë jetike të mjekimit do përballet me ligjin për krim me paramendim.

Pra, do të heqim TVSH-në e ushqimeve dhe kjo është si të thuash kuadri bazë.

Do përgjysmojmë taksat për biznesin. Unë kam bindjen se ky kuadër emergjence është rruga më e mirë, më e sigurt, më efikase për dhimbjet.

Do shumëfishohen subvencionet në bujqësi. Do të arrijnë në nivelet maksimale të rajonit.

Natyrisht kjo do jetë shtyllë kryesore, por jo më pak familja.

Familja shqiptare, konsolidimi i saj, mbrojtja e saj me ligje të veçanta dhe mbështetje financiare do të jetë shtylla e dytë madhore e programit.

Këta që donin të krijonin Prindin 1 dhe Prindin 2, Edi Rama, Erion Veliaj e kompani, këta që sollën ligjin në parlamentin për fermat e grave, për të krijuar fëmijë pa nënë dhe baba të komunizmit, këta do ndryhen në banesën e turpit dhe ligji do jetë i ashpër për ata që mund të imagjinojë të flasë për Prindin 1 apo për Prindin. Apo për ata që hapën klinikat e fermave të grave sapo u bë ligji gati.

Familja do ketë mbështetjen më të fuqishme, veçanërisht nënat kryefamiljare, që sot nuk kanë asnjë lloj mbështetje.

Ndaj dhe ju lutem, të mbani parasysh se këto të dyja janë shtyllat më kryesore të programit të PD. Sigurisht lufta me zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit janë jetike për shpëtimin e Shqipërisë nga mafia, droga dhe krimi.

Login to post comments