Berisha: Enver Hoxha persekutoi mbi 120 mijë shqiptarë. Të përballemi ‘dhëmb për dhëmb’ me pasardhësit bastardë të xhelatëve

Hënë, 18 November 2024 17:07
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi se regjimi gjakatar i diktatorit Enver Hoxha persekutoi mbi 120 mijë shqiptarë në tërësi.

‘Të përballemi ‘dhëmb për dhëmb’ me pasardhësit bastardë të xhelatëve’, i bëri thirrje Berisha qytetarëve në tubimin në mbështetje të tij që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’. 

Berisha: Miqtë e mi, masakra tetor-nëntor e vitit ’44 u urdhërua direkt nga Beogradi. Urdhri i Beogradit u përcoll direkt nga Enver Hoxha; të spastrojmë shtëpinë ishte urdhri i tij për vrasësit e tij, Beqir Balluku dhe Kristo Themelka etj.

Sot pas 80 vitesh, në pushtet për dramën e shqiptarëve, janë pasardhësit e akteve më të rënda kriminale, e vrasësve serialë që vrisnin tek dera e shtëpisë pa asnjë faj, pa asnjë përgjegjësi, intelektual që kishin qëndruar në Shqipëri për ti shërbyer vendit.

Pasardhës të atyre, që jo në ’44, por edhe në ’88, siç është xhelati Kristaq Rama që firmoste varjen në litar të disidentit Havzi Nela si kundërshtar politik.

Masakra e tetor-nëntorit të vitit ’44, u shoqërua pastaj me akte të tjera, masakra  të tjera, gjenocid të vërtetë ndaj shqiptarëve. Vetëm në kampin e përqendrimit famëzi të Kuçit, Enver Hoxha kishte ndryer, edhe 60 intelektualë të tjerë, që të gjithë të shkolluar në universitetet më të mira të perëndimit.

Vazhduan asgjësimet dhe kompletoi në pak vite, dekapitimit të elitës kombëtare.

E la kombin pa elitën e tij. Mbushi Shqipërinë me burgje e kampe përqendrimi.

Më shumë skuadra pushkatimi se sa skuadra sporti. Ekzekutoi për fjalën e lirë, mbi 6 mijë e sa shqiptarë. Dergji në burgje dhe kampe dhjetëra e dhjetëra mijëra të tjerë.

Persekutoi mbi 120 mijë shqiptarë në tërësi.

Miq!

Sot prap ne jemi i vetmi komb që përjetuam një diktaturë të tillë staliniste, përjetojmë një diktaturë të pashpirt, të pamëshirë, por tashmë jo staliniste, tashmë diktaturë të bandave, drogës e krimit, diktaturën e Edi Ramës.

Nderimi më i madh që ne u bëjmë dhe mund tu bëjmë, martirëve të tetorit dhe nëntorit të vitit ’44, martirëve të diktaturës, nga ’44 në 1990, është të përballemi dhëmb për dhëmb me këta bastardë të xhelatëve. Me Edi Ramën, balluken e tij, Lubi Ballukun, me Çuçin e të gjithë çuçët e tjerë.   

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...