Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, ka marrë pjesë në mbledhjen organizative me Degën e PD Nr. 11 Laprakë, në lidhje me protestën e ditës së martë, datë 26 nëntor ora 17:00.
‘Lapraka do jetë në ballë të aksionit dhe mosbindjes civile! Tirana do t’i kthehet qytetarëve të saj!’, shkruan Këlliçi në Facebook.
Postimi i plotë:
Mbledhje organizative me Degën e PD nr.11 (Laprakë), për protestën e të martës, datë 26 nëntor, ora 17:00!
Lapraka do jetë në ballë të aksionit dhe mosbindjes civile
Tirana do t’i kthehet qytetarëve të saj!